web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet fjalimi i Gegës para ekipit: Duhet të besojmë të gjithë së bashku

6 Prill 2022, 12:59, Sport CNA

Pas ndeshjes me Teutën, të mbyllur në barazim, korçarët kanë përfituar nga rasti për të zhvilluar mbledhjen e radhës në dhomat e zhveshjes së stadiumit ?Niko Dovana?. Për më shumë se 20 minuta bardhekuqtë kanë qëndruar të kyçur në zhveshtore për të analizuar situatën në të cilën ndodhet ekipi dhe mënyrën se si dilet prej saj.

“Panorama Sport” shkruan se ka qenë një kërkesë e Gegës për të folur me ekipin rreth ndeshjeve të mbetura të fazës së katërt dhe kërkesave të tij karshi skuadrës. Të njëjtat burime bëjnë me dije për gazetën se kryepankina korçare ka kërkuar nga lojtarët përgjegjshmëri për pjesën e fundit të sezonit pasi javët dhe pikët tkurren, ndaj duhet llogari perfekte dhe impenjim për të arritur objektivin sezonal. Burimet tregojnë se ka qenë një Gegë i qetë dhe motivues për lojtarët duke kërkuar më të mirën duke filluar nga ndeshja e radhës.

?Morëm një pikë nga tri të mundshme. Kishim ardhur për tri, por nuk bëmë aq sa duhet për t?i marrë. Tani vjen pjesa më e vështirë. Duhet të tregojmë karakter, impenjim dhe mbi të gjitha kujdes. Kemi hyrë në fazën e fundit të kampionatit. Tani nuk ka kohë për rikuperim, prandaj duhet të shmangim gabimet. Unë kam besuar te ju, prandaj jam këtu.

Duhet të besojmë te gjithë së bashku. Kjo është pjesa më e vështirë. Do të vuajmë bashkë, do të festojmë bashkë, do të qajmë bashkë. E rëndësishme është të jemi grup. Nuk mund të pranojë askush nga ne që ekipin më të suksesshëm shqiptar në Europë ta rrëzojmë në një kategori më poshtë. Prandaj do të luftojmë. Unë do të luftoj deri në fund. Kush e ndien, le të më ndjekë. Kush dorëzohet, të dalë nga këtu. Në javët e mbetura më duhen luftëtarë për të arritur gjithçka që duam. Le të vuajmë dhe të luftojmë bashkë?, kanë qenë fjalët e Gegës drejtuar ekipit.





Lajmet e fundit nga