web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfitonin para duke mashtruar/ Në pranga administratori i Call Centerit, nën hetim 4 persona

6 Prill 2022, 07:35, Kronika CNA

Në vijim të operacionit policor të koduar ?Call me?, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ?Call me 3?, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit M. M., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryente mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit E. B., F. S., E. D. dhe A. D.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga