LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse e hoqi Ilir Meta nga sekretar Alqi Bllakon

31 Mars 2022, 14:51, Politikë CNA

Alqi Bllako, një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit është shoqëruar nga Policia e Tiranës. Alqi Bllako akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre, në lidhje me çështjen e inceneratorëve, në kohën kur ai ka qenë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, nga muaji shtator 2013-në korrik 2017. Sot SPAK dërgoi në GJKKO kërkesën për arrestimin e Alqi Bllakos i dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Por kush është karriera e Alqi Bllakos

Bllako, ka qenë një demokrat, që më pas kaloi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, në kohën kur kjo parti politike drejtohej nga Ilir Meta. Për katër vite, kur LSI erdhi në pushte në koalicion me PS, Bllako ishte sekretar i përgjithshëm në një nga ministitë që drejtohej nga ata, atë të Mjedisit.

Ai gjithashtu konsiderohej si një njeri i afër i Ilir Metës, që e ka mbështetur këtë të fundit në çdo fushatë elektorale.

Alqi Bllako i ngjiti shpejt shkallët e karriges politike. Nga një punonjës i ministrisë së Lefter Kokës, ai u katapultua direkt në Presidencë, ku bashkëpunoi ngushte me Ilir Metën, si sekretar i përgjithshëm i tij në Presidencë. Por këtu karriera e tij nuk do zgjaste shumë.

Bllako e filloi punën e tij në Presidencë në muajin korrik 2017 dhe ka qëndruar në këtë detyrë deri në muajin nëntor 2018. Në atë kohë u aludua se Bllako në kulm të prishjes së marrëdhënieve të Metës me qeverinë dha dorëheqjen.

Por e vërteta është ndryshe. Në fakt ka qenë presidenti Ilir Meta, ai që e ka hequr nga puna.

Pse Meta e largoi si sekretar Bllakon?

Alqi Bllako, nga një njeri i besuar i Ilir Metës, duket se u kthye në ?armikun? e tij. CNA.al mëson se Meta e ka kapur Bllakon duke e spiunuar tek kryeministri Edi Rama dhe më pas e ka hequr nga puna.

Ish sekretari i ministrisë së Mbrojtjes dhe i Presidencës, pasi gjeti mbështetjen në LSI, dhe nisi të ?shkëlqejë? si yll i kësaj partie, mendonte të luante me dy porta dhe të kishte terren edhe me partinë që ishte në pushtet. Rama, si shpërblim të spiunlliqeve të tij, i dha postin e drejtorit të AKMU dhe më pas e kandidoi për deputet në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit në Tiranë, ku arriti të merrte edhe mandatin e deputetit. Por ?shkëlqimi? i tij edhe në këtë parti sihte i shkurtër, pasi breda gjashtë muajve të ushtrimit të detyrës, Bllako la mandatin dhe tashmë është drejt arrestimit të tij nga SPAK për aferën e inceneratorëve./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga