web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skënderbeu po humbet kapitenin, Meksi drejt largimit nga Korça

30 Mars 2022, 06:10, Sport CNA

Skënderbeu rrezikon të humbasë një nga elementët më cilësorë të ekipit deri në fund të sezonit, por ndoshta edhe përgjithmonë. Bëhet fjalë pikërisht për mbrojtësin Jorgo Meksi i cili prej shumë javësh është duke qëndruar në ?infermieri? për t?u rikuperuar nga dëmtimi i pësuar javë më parë. Ai u dëmtua në kavilje dhe nuk është parë më të bashkohet me ekipin. Për disa ditë, ai qëndroi në Korçë duke kryer terapi. Por duke parë se situata nuk po përmirësohej, u detyrua të ndiqte një trajtim më të specializuar në Greqi, atje ku qëndroi për gati një muaj. Por përtej sakrificës dhe terapive, sërish këmba e mbrojtësit bardhekuq nuk pati përmirësim.

Një dëmtim i tillë duket se është i përsëritur te Meksi ndërsa këtë herë është rënduar akoma edhe më shumë. Një situatë e tillë kërkon një ndërhyrje kirurgjikale për pastrimin e kaviljes dhe më pas terapi riaftësuese për të qenë sërish në gjendje për lojë. Por i gjithë problemi në kampin bardhekuq qëndron këtu. Sipas “Panorama Sport”, drejtuesit e Skënderbeut duket se nuk janë të gatshëm për të asistuar në rikuperimin e lojtarit në fjalë, edhe për faktin se atij në fund të sezonit i përfundon kontrata me klubin.

Kështu që, për Meksin dhe Skënderbeun në të dyja rastet do të jetë një sezon i përfunduar. Tashmë mbetet për t?u parë se cili do të jetë vlerësimi që do t?i bëjë klubi gjendjes së lojtarit në mesjavë kur të udhëtojnë drejt ?Tropikalit?. Atje do të shihet më qartë nëse Skënderbeu do të vijojë të kërkojë mbështetjen e Meksit për sezonin e ardhshëm apo palët do të shkëputen kështu. Më herët, në fillim të sezonit ka pasur një tentativë për ndërprerje të kontratës nga ana e mbrojtësit, por që më pas gjithçka është mbyllur me rikthimin e Meksit në skuadër dhe ?zhgradimin? e tij nga ana e drejtuesve nga pozicioni i kapitenit të skuadrës.





Lajmet e fundit nga