web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbledhja e grupit parlamentar të PD/ Berisha konfirmon pjesëmarrjen: Do jem i pari që do shkoj

30 Mars 2022, 14:04, Politikë CNA

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka deklaruar se do të shkojë në mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur nga Enkelejd Alibeaj në orën 09:00 të mëngjesit.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, Berisha deklaroi se është njoftuar nga kolegët për mbledhjen e grupit dhe do të jetë i pranishëm.

Berisha deklaroi se ka vetëm një grup parlamentar.

Deklarata e liderit historik të demokratëve, Sali Berisha u bë pas një mbledhje me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

?I pari që do të jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Sali Berisha ka një detyrim madhor absolut nga kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmuar me referendumin e 18 dhjetorit dhe ne zgjedhjet e 6 marsit. Nuk e di nëse Alibeaj të jetë shprehur kështu dhe nëse ju u ka autorizuar ju.

Nuk ka grup të ndarë. Ka një grup parlamentar, e kam theksuar dhe e theksoj dhe një herë se e ndani ju, ai nuk është i ndarë.

Më kanë njoftuar koleget e mi se ka mbledhje dhe unë do shkoj, normale?, tha Berisha./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga