web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk na befason mossanksionimi i Rusisë nga Serbia"/ Kodheli: Kosova dhe Shqipëria janë në anën e drejtë të historisë

29 Mars 2022, 14:21, Kosova & Bota CNA

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme të Shqipërisë, Mimi Kodheli, në një vizitë në Kosovë, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me situatën në Ukrainë. Ajo ka deklaruar se mos marrja e sanksioneve kundër Rusisë nga Serbia, nuk përbën befasi.

?Nuk është befasi e madhe, as për ju e as për ne… Kosova ka përjetuar situata të ngjashme me Ukrainën dhe kjo e bën më sensibël edhe opinionin publik. Shqipëria dhe Kosova ndodhen në anën e drejtë të historisë?, tha ish ministrja e Mbrojtjes.

Kodheli ka folur edhe rreth angazhimit të Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.

?Ne jemi me Kosovën, për Kosovën, është diçka për të cilën punohet vazhdimisht?, tha ajo./ CNA.al





Lajmet e fundit nga