web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputetët e PD nuk njohin Tabakun/ Braktiset komisioni, i zëvendëson me socialistë

28 Mars 2022, 17:57, Politikë CNA

Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Integrimin Europian miratoi tre projektligje, më saktësisht, projektligjin ?Për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme?, projektligjin ?Për organizimin dhe funksionimin e grupeve vendore të veprimit? dhe atë ?Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik?.

Drejtuese e këtij komisioni është deputetja e PD Jorida Tabaku, e cila e vijoi mbledhjen vetëm me kuorumin e plotësuar me socialistët, pasi janë të vetmit që e njohin për kryetare.

Jorida Tabakun nuk e njohin si kryetare komisioni deputetët e Partisë Demokratike! Askush nga kolegët e saj nuk i ka shkuar sot në komision, duke e bojkotuar mbledhjen./E.K-CNA.al

 





Lajmet e fundit nga