web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Detyrim për ne kualifikimi në Botëror", Santos: Një lojtar turk më tremb

24 Mars 2022, 10:20, Sport CNA

Fernando Santos pret fitore nga Portugalia në takimin kundër Turqisë, i vlefshëm për raundin gjysmëfinal të fazës ?play-off? të Botërorit.

Nëse pengesa turke kalohet me sukses, Portugalia do të sfidojë Italinë ose Maqedoninë e Veriut për një post në Katar 2022.

Trajneri Santos vlerëson skuadrën kundërshtare, teksa zbulon edhe lojtarin më të rrezikshëm të Turqisë në prononcimin për mediet.

?Duhet të fitojmë, e kemi detyrim të kualifikohemi në Botëror. Sfida ndaj Turqisë kërkon përqendrim të madh, le ta lëmë pas krahëve të kaluarën.

Ata kanë talente të mëdhenj individualë. Turqia është e mbushur me lojtarë cilësorë, të cilët luajnë në Francë, Angli dhe Itali.

Më i rrezikshmi? Hakan Calhanoglu, ai shquhet për vendosmërinë e tij në shumë momente të ndeshjes?, deklaroi trajneri i Portugalisë.





Lajmet e fundit nga