web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tifozët e Real Madridit duan largimin e Ançelotit

23 Mars 2022, 15:01, Sport CNA

Nëse humbja në ?Klasike? ishte më pak e dhimbshmja për Realin sa i përket klasifikimit në La Liga këtë sezon dhe avantazhit prej Sevijes dhe Barcelonës tek i cili madrilenët mund të besojnë ende, ai që paguan pasojat për humbjen të paktën nga pikëpamja mediatike është Karlo Ançeloti.

Pozicioni i trajnerit italian për momentin është i fortë prej rendimentit në kampionat, por edhe në Champions ku është në çerekfinale pas përmbysjes ndaj PSG-së. Por tifozët e parë kanë shprehur pakënaqësi ndaj teknikut, i cili ka përfunduar edhe në shënjestrën e ndonjë ish-lojtari sot në rolin e opinionistit.

Mbështetësit e madrilenëve kanë preferencë të parë për ta zëvendësuar Ksabi Alonson, trajnerin e Real Sociedadit B, madje përpara ikonës së tyre të sulmit, Raul Gonzalez, i cili këtë sezon është në stolin Kastijës, skuadrës së dytë të Realit të Madridit që renditet në mesin e klasifikimit të Segundas.





Lajmet e fundit nga