web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kanosja e gazetarëve në detyrë/ AMA: Akt i rrezikshëm për lirinë e fjalës dhe demokracinë

23 Mars 2022, 14:24, Aktualitet CNA

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka përcjellë me shumë shqetësim transmetimin e mbrëmshëm (22.03.2022) të rastit të keqtrajtimit me kanosje të gazetares dhe kameramanit të emisionit ?Fiks Fare? nga dy punonjës të një stabilimenti shpendësh në Durrës. Ekipi i medias ishte duke bërë detyrën në terren për hetimin e problematikave dhe ndjeshmërive të opinionit publik.

Dy punonjësit kanë penguar punën e gazetarëve të ?Fiks fare?, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe kanë sekuestruar  dhe dëmtuar mjetet e punës të kameramanit. Ky është një rast flagrant kundër lirisë së fjalës, që cënon veprimtarinë e medias për transparencë.

AMA dënon akte të tilla nga kushdo dhe kërkon respektimin e të drejtave të gazetarëve për informim në shërbim së mirës publike./CNA.al





Lajmet e fundit nga