web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari francez zbulon situatën tronditëse te PSG: Neymar vjen i dehur në stërvitje, është në gjendje të mjerueshme

22 Mars 2022, 14:16, Sport CNA

Informacion tronditës vjen për Neymar. Gazetari francez Daniel Riolo thotë se futbollisti i PSG-së ka probleme me alkoolin. Braziliani po ?dështon me sukses? në këto kohë.

Këtë sezon ai ka bërë vetëm 21 ndeshje për shkak të problemeve të përsëritura shëndetësore. Bilanci i tij është i dobët për një lojtar të kësaj klase të lartë: vetëm pesë gola dhe pesë asistime.

Mediat kanë raportuar prej kohësh se Neymar ka një mënyrë jetese të shfrenuar. Megjithatë, informacionet e dhëna nga Daniel Riolo nga RMC Sport, na bëjnë ta shohim situatën e brazilianit ndryshe nga më parë.

?Neymar pothuajse nuk stërvitet më. Ai vjen në klub në një gjendje të mjerueshme, në prag të dehurit. Duhet të nënshkruhet një çek dhe ta lini të shkojë?, tha gazetari francez.





Lajmet e fundit nga