web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Më frymëzojnë njerëzit përballë tankeve ruse”, Shevchenko: Motra dhe familja ime janë në luftë, çështje krenarie

22 Mars 2022, 10:51, Sport CNA

Andriy Shevchenko ka folur për mediet në Londër. Ish-sulmuesi i Chelsea, Milan dhe ish-trajneri i Kombëtares së Ukrainës, është ndalur te lufta që Rusia vijon në shtetin e tij. Krenar ndihet Sheva që familja dhe miqtë e tij janë në front të luftës, duke mbrojtur territoret nga agresioni rus.

?Nuk është e lehtë të flas për luftën, nuk besonim se Rusia mund të arrinte në këtë pikë. Jemi të shokuar, këtu mund të ndjehet çdo bombë që bie sepse shtëpitë nisen dhe dridhen.

Në këtë pikë është lufta, rusët po tregohen të pamëshirshëm, nuk po japin më mundësi për korridorët humanitarë. Mamaja ime është në Ukrainë, motra ime është atje, familja ime, shokët e mi janë në front të luftës. Ata nuk largohen nga vendi i tyre për çështje krenarie, po qëndrojnë për vendin.

Do të luftojmë sepse nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër. Kur shikon njerëz në rrugë që shkojnë përballë një tanku, të jep shumë fuqi, është frymëzuese. Ne do të mbrohemi deri në fund pasi Rusia këtu nuk është e mirëpritur?, tha Sheva.





Lajmet e fundit nga