web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Termocentralet bërthamore / Ukraina dhe IAEA, marrëveshje për sigurinë e objekteve bërthamore

16 Mars 2022, 19:22, Kosova & Bota CNA

Kreu i Energoatom Petro Kotin deklaroi se një marrëveshje për garancitë e sigurisë për objektet bërthamore është duke u përgatitur midis Ukrainës dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Një lëvizje e tillë vjen pas marrjes nën kontroll nga rusët të ttermocentralit bërthamor të Çernobilit dhe Zaporizhzhia.

“Unë e di që rregullatori ukrainas po punon aktualisht për këtë. Një marrëveshje është duke u përgatitur midis IAEA dhe Ukrainës për të siguruar që IAEA të sigurojë garanci për materialin bërthamor në termocentralet bërthamore, si dhe garanci për sigurinë e objektet bërthamore”, tha Kotin./ CNA.al





Lajmet e fundit nga