web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ashpërsohen retorikat SHBA-Rusi/ Biden: Putin është kriminel lufte

16 Mars 2022, 19:13, Kosova & Bota CNA

Presidenti amerikan Joe Biden ka përdorur sot për herë të parë termin ?kriminel lufte? për të përshkruar homologun e tij rus Vladimin Putin. Biden, ndërsa fliste sot me gazetarët në dhomën lindore të Shtëpisë së Bardhë, iu referua Putinit me këtë term.

Në të kaluarën, Shtëpia e Bardhë kishte shmangur përdorimin e frazës ” kriminel lufte? referuar liderit rus.

Kujtojmë se perëndimi e akuzon Rusinë se në sulmet e vazhdueshme në Ukrainë, po ndodhin krime të cilat mund të klasifikohen si krime lufte.

Sot, Ambasada amerikane në Kiev, ka lajmëruar me anë të një postimi në Twitter, se trupat ruse qëlluan dhe vranë 10 njerëz që po qëndronin në radhë për bukë në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv./ CNA.al

Del ?gënjeshtra? e rusëve/  Ambasada amerikane vërteton vrasjen e dhjetë civilëve që ishin në radhë për bukë

 

 





Lajmet e fundit nga