Shpërndahet autokolona masive ushtarake ruse/ Ridislokohet në qytete te ndryshme
Civilët e bllokuar brenda Mariupolit po kërkojnë me dëshpëri...
Qeveria ukrainase ka deklaruar se droni ushtarak që u përplas në një zonë të gjelbër në Zagreb të enjten rreth orës 23:00, nuk është i saj.
Kjo deklaratë u bë pasi Qeveria kroate e pyeti Qeverinë e Ukrainës nëse droni u përkiste atyre.
Këshilltari i ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Markijan Lubkjivski, tha për portalin kroat Jutarnji.hr se droni që u rrëzua në Zagreb nuk është ukrainas. Ai bëri të ditur se lidhur me këtë pritet një deklaratë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës.
Qeveria kroate njoftoi të premten më 11 mars se, objekti, që u përplas në një zonë të gjelbër në Zagreb të enjten rreth orës 23, është një dron ushtarak i prodhimit sovjetik, i cili ka ardhur nga Rumania përmes Hungarisë në hapësirën e Kroacisë.
Droni u rrëzua në afërsi të konviktit të studentëve “Stjepan Radiq”, në pjesën jugore të Zagrebit. Nuk ka të lënduar, ndërsa janë dëmtuar disa makina.
Më vonë, në një konferencë për shtyp presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka thënë se ky dron ka fluturuar mbi Kroaci rreth 7 minuta. Ai ka deklaruar se ky është “incident serioz” dhe se si i tillë edhe po trajtohet.
?Vlerësojmë se ky [droni], nuk ishte i drejtuar kundër Kroacisë dhe se bëhet fjalë për një incident?, ka thënë ai duke shtuar se megjithatë do të hetohet ngjarja.
Milanoviq ka bërë të ditur se droni është i madhësisë së aeroplanit dhe se peshon rreth 6 tonë.
?Mua më së shumti më intereson si është e mundur që një dron jo i sofistikuar të kalojë afër një orë në hapësirën ajrore të shteteve të NATO-s dhe askush të mos e vërejë atë?, ka thënë Milanoviq.
Presidenti Milanoviq tha se droni ka ardhur nga hapësira e Ukrainës dhe se është rrëzuar në Zagreb kur i është shpenzuar karburanti.
I pyetur se nëse vërtetohet se bëhet fjalë për një dron rus nën kontrollin e ukrainasve, a do të bisedojë me ukrainasit, apo ambasadorin për këtë çështje, presidenti Milanoviq deklaroi:
?Mendoj se nuk ka nevojë. Atje është luftë dhe gjërat nuk janë nën kontroll. Për këtë askush nuk ëndërronte. Nuk ka të vdekur dhe të lënduar. Vetëm shpresoj që kjo më nuk do të ndodhë?.
Sipas të dhënave të deritashme, droni ka hyrë në hapësirën ajrore të Kroacisë, nga lindja në perëndim, pra nga hapësira ajrore hungareze me shpejtësi 700 kilometra në orë në lartësinë 1,300 metra, thuhej në deklaratën e Qeverisë së Kroacisë.
“Kam biseduar me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili më informoi se droni kishte hyrë në hapësirën ajrore hungareze prej Rumanisë”, tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, i cili po merr pjesë në një takim të liderëve të BE-së në Versajë të Francës.
“Sipas asaj që kemi tani si informacion, është një dron i prodhimit rus, nuk dihet nëse ka qenë në pronësi të ushtrisë ruse apo ukrainase. Dihet që ka ardhur në Kroaci nga Hungaria, dhe në Hungari nga Rumania. Dihet që ka fluturuar disa minuta mbi Kroaci dhe u rrëzua në Zagreb”, u tha Plenkoviq gazetarëve.
Ai, po ashtu, tha se autoritetet në Kroaci e kanë kontaktuar Ukrainën nëse ajo ka informata se si ka ardhur ky dron deri në Zagreb.
Autoritetet kroate thanë se janë duke e hetuar këtë rast.
Dëshmitarët e cituar nga mediat kroate thanë se fillimisht dëgjuan një shpërthim të madh që tronditi tokën, më pas një erë të keqe./REL
Civilët e bllokuar brenda Mariupolit po kërkojnë me dëshpëri...
NATO nuk duhet të lejojë që pushtimi rus i Ukrainës të kaloj...
Bashkimi Evropian propozoi dyfishimin e ndihmës financiare p...
Politikani opozitar rus i burgosur, Aleksei Navalny, ka bërë...
Forcat ruse goditën një spital psikiatrik pranë qytetit lind...
Banka Qendrore Evropiane (BQE) tha të enjten (10.03) se do t...
Në Versajë pranë Parisit janë mbledhur në një samit dy ditor...
Zona me civilë ranë viktima nga granatimet ruse në qytetin q...
Më shumë se 80,000 njerëz janë evakuuar nga zonat përreth Ki...
Presidenti rus Vladimir Putin, i ka konsideruar sanksionet e...
Parlamenti hungarez zgjodhi të enjten Katalin Novak, një ale...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është deklaruar më sh...
Kryetari i Kievit, ish boksieri Vitali Klitschko, ka njoftua...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzeku...
Mbretëria e Bashkuar thotë se ka shtuar disa miliarderë rusë...
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emman...
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov në tavolinën e bisedime...
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të enjten se shtete...
Takimi Rusi-Ukrainë në Antalia mes dy ministrave të jashtëm ...
Pentagoni “i mbylli derën” të mërkurën një propozimi të Polo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...