BE propozon 500 milionë euro shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Bashkimi Evropian propozoi dyfishimin e ndihmës financiare p...
NATO nuk duhet të lejojë që pushtimi rus i Ukrainës të kalojë në një luftë midis aleancës dhe Moskës, tha të premten shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke përjashtuar përsëri një zonë të ndaluar fluturimi.
?Ne kemi përgjegjësinë për të parandaluar që ky konflikt të përshkallëzohet përtej kufijve të Ukrainës dhe të shndërrohet në një luftë të plotë midis Rusisë dhe NATO-s?, tha ai.
Ai paralajmëroi se një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë “me shumë gjasa do të çonte në një luftë të plotë midis NATO-s dhe Rusisë”, duke shkaktuar “edhe më shumë vuajtje, edhe më shumë vdekje dhe shkatërrim”.
Stoltenberg tha se një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë do të thotë se NATO-ja do të duhet të heqë sistemet ruse të mbrojtjes ajrore jo vetëm në Ukrainë, por edhe rreth Bjellorusisë dhe Rusisë.
“Kjo do të thotë se ne duhet të jemi gati për të rrëzuar aeroplanët rusë, sepse një zonë ndalim-fluturimi nuk është vetëm diçka që deklarojmë se do ta vendosim”, tha ai për AFP-në në forumin e diplomacisë në Antalia të organizuar nga Turqia.
Ai shtoi se trajnimi i dhjetëra mijëra trupave ukrainase nga vendet anëtare të NATO-s në vitet e fundit, si dhe furnizimi me pajisje ushtarake, kishte rezultuar “jashtëzakonisht i rëndësishëm (për forcat e Ukrainës) në luftën kundër forcave pushtuese ruse”.
“Gjëja më e rëndësishme është që Presidenti (Vladimir) Putin duhet t’i japë fund kësaj lufte të pakuptimtë,” tha ai.
Ai vlerësoi gjithashtu përpjekjen e Turqisë për të lehtësuar bisedimet të enjten midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në Antalia.
“Është e rëndësishme që aleatët të vazhdojnë të përpiqen të mbështesin, të lehtësojnë një zgjidhje politike”, tha ai.
Zona e ndalim-fluturimit është një zonë e hapësirës ajrore – mbi një vend të tërë ose pjesë të tij – ku nuk lejohet të fluturojë asnjë aeroplan ose ndonjë objekt tjetër ajror, përveç atyre që kontrollojnë hapësirën ajrore.
Ajo zakonisht ndërmerret për t?i mbrojtur civilët në terren gjatë një lufte, si dhe për të lejuar dërgimin e sigurt të ndihmave humanitare.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për pushtim pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes./REL
Bashkimi Evropian propozoi dyfishimin e ndihmës financiare p...
Politikani opozitar rus i burgosur, Aleksei Navalny, ka bërë...
Forcat ruse goditën një spital psikiatrik pranë qytetit lind...
Banka Qendrore Evropiane (BQE) tha të enjten (10.03) se do t...
Në Versajë pranë Parisit janë mbledhur në një samit dy ditor...
Zona me civilë ranë viktima nga granatimet ruse në qytetin q...
Më shumë se 80,000 njerëz janë evakuuar nga zonat përreth Ki...
Presidenti rus Vladimir Putin, i ka konsideruar sanksionet e...
Parlamenti hungarez zgjodhi të enjten Katalin Novak, një ale...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është deklaruar më sh...
Kryetari i Kievit, ish boksieri Vitali Klitschko, ka njoftua...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzeku...
Mbretëria e Bashkuar thotë se ka shtuar disa miliarderë rusë...
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emman...
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov në tavolinën e bisedime...
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të enjten se shtete...
Takimi Rusi-Ukrainë në Antalia mes dy ministrave të jashtëm ...
Pentagoni “i mbylli derën” të mërkurën një propozimi të Polo...
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe ministri rus S...
Prokurorja e përgjithshme ukrainase, Iryna Venediktova, bëri...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...