web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

BE i vë kushte Serbisë/ “Sanksione Rusisë nëse kërkoni integrimin"

11 Mars 2022, 21:14, Kosova & Bota CNA

Bashkimi Europian është treguar i prerë me Serbinë. Unioni ka kushtëzuar integrimin europian të Beogradit me sanskionet e vendosura ndaj Moskës.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në një vizitënë Beograd, i ka kërkuar Serbisë t?i bashkohet sanskioneve të vendosura nga blloku për Rusinë. Deri tani, Beogradi nuk ka marrë asnjë sanksion kundrejt Rusisë, pavarësisht se ishte nismëtare e luftës në Ukrainë.

“Ne të gjithë duhet të kemi një pozicion të qartë mbi agresionin rus të Ukrainës. Presidenti rus Vladimir Putin, filloi një fushatë të paturpshme shkatërrimi që synon maternitetet, shkollat, shtëpitë (njerëzit)?, tha ajo.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se Serbia ka një pozicion shumë të vendosur dhe të qartë dhe nuk ka bërë asgjë që do të dëmtonte Ukrainës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga