web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skënderbeu-Dinamo/ Blutë godasin pa nisur mirë dueli, Mihana tund rrjetën. Ja çfarë po ndodh në Korçë (VIDEO)

8 Mars 2022, 16:18, Sport CNA

Skënderbeu 0-1 Dinamo
2? Mihana

MINUTË PAS MINUTE:

45?+3?  Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Dinamos. 

45?+1? Protesta të vendasve për një goditje të Sofranac ndaj Berishës, gjyqtari vazhdon lojën normalisht dhe në fund akordon goditje nga këndi për dinamovitët.

45? Jepen 2 minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.

41? Simoni thuajse i dhuron një gol korçarëve. Në largimin e topit ai gjen devijimin e Mensah e më pas Mara merr topin, por nuk gjuan në portën e boshatisur dhe humb kohën për të tundur rrjetën.

37? Dumfur rrezikon kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Çinedu. Pas protestave të bluve për një reagim të tij më pas ndaj Demirit, Hamiti këshillon lojtarin e korçarëve duke i bërë të qartë se ishte në limitet e kartonit të kuq.

35? Menjëherë lëvizje në radhët e Skënderbeut. Vangjeli do të hyjë në fushë në vend të Frashërit.

33? Mensah fiton një duel në të djathtë me Sofranac dhe nis topin në qendër, por mbrojtja dinamovite largon rrezikun.

30? Dumfur është i ndëshkuari i parë më karton të verdhë pas një mbajtje të një kundërshtari në një duel në mesfushë.

23? Shumë gabime nga të dy skuadrat në këto momente, por me Skënderbeun që ka iniciativën dhe bën presing të lartë për të vënë në vështirësi kundërshtarët në kërkim të barazimit.

17? Mensah shfaqet para portës së Dinamos por gjuan shumë lehtë në duart e Simonit, më pas sulmuesi i korçarëve sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

16? Haxhiu shpërthen në krahun e djathtë dhe pasi sheh hapësirë para tij, lëshon një diagonale të rrezikshme që nuk e devijon askush para katërkëndorit të Rexhepit.

12? Momente tensioni në fushë me një përplasje mes Haxhiut dhe Sadriut. Ndërhyn Hamiti për të qetësuar situatën.

9? Aksion i shpejtë i Skënderbeut me Marën i cili krijon hapësirën për Zhan Viktor që të gjuajë. Por mesfushori nuk gjen katërkëndorin e Simonit.

6? Tentativa të njëpasnjëshme të Skënderbeut për të rrezikuar portën dinamovite me pasime pas shpinës së mbrojtjes, duke mos arritur të gjejë hapësira për të gjuajtur nga krahët.

2? GOOOL DINAMO/ Pas një krosimi në zonë, Redon Mihana i pambuluar dërgon topin në rrjetë, për të kaluar miqtë në avantazh

1? Starton sfida në Korçë





Lajmet e fundit nga