web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Histamina/ Mjekja: Niveli i lartë “mashtron” njerëzit, si të kuptoni se nuk është reaksion alergjik

28 Shkurt 2022, 09:09, Lifestyle CNA

Histamina eshte një neutransmetues, e cila luan një rol të rëndësishëm në shumë sisteme të trupit. Trupi e merr gjithë histaminën që nevojitet nga qelizat e tij por gjendet dhe në ushqime të caktuara. Dr. Albana Daka foli këtë të hënë në rubrikën ?Abc-ja e shëndetit? në emisionin e mëngjesit. Dr. Albana shpjegoi se kur niveli i histaminës është në nivele të larta, trupi provokon përgjigje, për të cilat mendojmë se është një reaksion alergjik.

Ndër simptomat më të zakonshme të histaminës janë dhimbja e kokës, skuqja dhe kruarja e lëkurës por, në shumë raste mund të shkaktojë dhe simptoma më të rënda si sulmet e astmës. Përveç ushqimeve, Daka tha se ?histamina rritet dhe te personat që kanë stres të shtuar psikologjik, te ata që janë mbipeshë dhe obezë për shkak të inflamacionit kronik, që nuk bëjnë gjumë të mirë apo te ata me regjim ushqimor të çrregullt.?

?Përveç prodhimit në organizëm, histamina merret dhe nga produktet ushqimore. Ata që kanë sasi të madhe dhe bllokojnë enzimën që shkatërron histaminën janë konservantët, ushqimet e paketuara dhe fastfood-et që janë shumë të procesuara. Këta ose inaktivizojnë enzimën ose rrisin dhe fuqizojnë histaminën në organizëm. Kështu rriten nivelet e histaminës dhe fillojnë reaksionet pseudoalergjike.

Nuk janë reaksione alergjike të vërteta. Njerëzit iu drejtohen alergologëve dhe bëjnë ekzaminime por nuk gjendet shkaku. Preken rrugët e frymëmarrjes deri në episodin e astmës bronkiale, kemi dhimbje koke. Duke prekur disa sisteme njëkohësisht, jep reaksion të dukshëm, janë fenomenet në lëkurë me skuqje dhe kruajtje masive. ?, tha Daka.





Lajmet e fundit nga