web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Të gjithë bashkë”/ Berisha mesazh të fortë demokratëve

22 Shkurt 2022, 08:57, Kronika CNA

Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha e ka nisur ditën sot, duke i drejtuar një mesazh demokratëve, në lidhje me zgjedhjet e 6 marsit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thekson se këto zgjedhje kanë rëndësi kombëtare.

Ai bën thirrje që në këto zgjedhje të realizohet bashkimi i të gjithë qytetarëve.

?Në këto zgjedhje është i rëndësishëm bashkimi i të gjithë qytetarëve si kurrë më parë rreth projektit tonë të përbashkët për ta bërë Shqipërinë atdheun që dëshirojmë?, shkruan Berisha.

Më herët Berisha shkroi se këto zgjedhje janë një referendum që buron nga populli.

?Më 6 mars, politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor,? tha Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga