web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Interi nuk ndalet, pranë akordit me sulmuesin që po mahnit Serinë A

20 Shkurt 2022, 14:27, Sport CNA

Xhianluka Skamaka shihet si një prej talenteve më premtues për të ardhmen. Shumë ekipe të mëdha italiane kërkojnë shërbimet e 23-vjeçarit dhe këtu nuk mungon as Inter.

Sipas ?Corriere dello Sport?, kampionët në fuqi të Italisë, kanë bërë gati një plan për të arritur te shërbimet e sulmuesit. Skamaka vlerësohet rreth 40 milionë euro sipas ekipit të tij dhe kështu Interi ka në plan të ofrojë, përveç parave edhe sulmuesin Andrea Pinamonti.

22-vjeçari po bën një sezon shumë të mirë me Empolin, por është ende nën pronësinë e Interit. Kështu një shkëmbim me Skamakën shikohet akoma dhe më shumë i mundur.

Gjithashtu thuhet se klubi zikaltër, ka hequr dorë përfundimisht nga gara për Andrea Belotin, i cili dhe ai do të largohet nga ekipi i tij Torino këtë verë.





Lajmet e fundit nga