web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarr në një banesë në Borsh/ Humbin jetën çifti i të moshuarëve

19 Shkurt 2022, 09:32, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Borsh.  Një çift të moshuarish kanë humbur jetën pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët. Sipas njoftimit të policisë shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

“Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja S. C., 71 vjeçe. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga