Kosova feston sot 14-Vjetorin e Pavarësisë
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të ...
Monumenti i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, që gjendet në Prishtinë, pothuajse çdo vit dërgon një porosi nga Kosova për botën.
Këtë vit, ky monument u dedikohet grave, të cilat kanë qenë të suksesshme në fusha të ndryshme, si dhe atyre që kanë qenë viktima të dhunës.
Mesazhi i tij është: Winged Women apo Gratë me Krahë. Por, cilat ishin mesazhet e këtij monumentit ndër vite?
2008: Më i madh se vetë jeta

NEWBORN, i cili simbolizon lindjen e shtetit të Kosovës, u krijua në një kohë rekorde brenda 11 ditëve nga autori, Fisnik Ismaili.
NEWBORN-i u zbulua më 17 shkurt, 2008, në ditën kur Kosova shpalli pavarësinë. Atë ditë, mbi 150 mijë njerëz u nënshkruan në këtë monument. Të parët që u nënshkruan, ishin presidenti i atëhershëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.
NEWBORN-i është ndërtuar nga një skelet çeliku dhe është i mbuluar me shtresë metali prej 4mm. Çdo shkronjë ka lartësi prej tri metrash, që peshon përafërsisht një ton. Ky është monumenti më i vizituar në Kosovë.
Prej 17 shkurtit, 2008, shtatë shkronjat e këtij obelisku nuk ndryshuan pamjen deri në përvjetorin e pestë të pavarësisë së Kosovës.
Autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, thotë për Radion Evropa e Lirë se qysh në fillim kishte dy ide se si do të vazhdohej të jetësohej ky monument.
Ideja e parë, sipas Ismailit, ishte që të ruheshin nënshkrimet e 17 shkurtit 2008, duke e konservuar monumentin. Por, pasi që nuk u arrit të konservohet, u mendua që NEWBORN-i të ndryshojë pamje çdo vit.
Arsyeja se pse pamja e NEWBORN-it nuk ndryshoi për pesë vjet, siç thotë Ismaili, ishte neglizhenca e autoriteteve për të formuluar një plan të qartë dhe një praktikë për mirëmbajtën e monumentit.
2013: Mirënjohja
Në vitin 2013, Qeveria e Kosovës vendosi që NEWBORN-in ta ngjyrosë me ngjyrë të verdhë, duke rikthyer pamjen që ky monument e kishte pasur në fillim. Kjo ngjyrë është njëra nga ngjyrat e flamurit të Kosovës.
I pakënaqur me këtë, ideatori i NEWBORN-it, Fisnik Ismaili, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës, cilët iu bashkuan në numër të madh, për t?i pikturuar të gjithë flamujt e shteteve që deri në atë vit e kishin njohur pavarësinë e Kosovës. Deri në vitin 2013, numri i shteteve që e kishin njohur Republikën e Kosovës ishte 96.
2014: Kujtim për të rënët
Në këtë përvjetor, ngjyrat e NEWBORN-it ishin të uniformave të ushtarëve të vendeve që kanë ndihmuar Kosovën për çlirim nga Serbia. Secila shkronjë u ngjyros me lara ushtarake, identifikuese të ushtrive të shteteve të NATO-s. Në këtë formë, Kosova shprehu mirënjohjen për sakrificën e burrave dhe grave që ndihmuan çlirimin e Kosovës.
Ndërhyrja e forcave ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë, e cila filloi më 24 mars, 1999, shënoi fillimin e bombardimeve 78-ditëshe mbi këto caqe, si dhe ngjalljen e shpresës për qytetarët e Kosovës se liria ishte afër.
2015: Shprehu lirshëm
Në kujtim të NEWBORN-it të parë, ku njerëzit i shprehën ndjenjat e tyre duke shkruar me markera të përhershëm në monument, varianti i vitit 2015 ishte vazhdim i zgjeruar i asaj ideje, thotë Fisnik Ismaili.
Me moton ?Shprehu shlirë, ndjehu mirë?, qytetarët ishin të lirë të pikturonin çfarëdo që dëshironin, përveç në shkronjën ?E?, e cila mbeti e zezë dhe e cila simbolizonte emigrimin masiv të qytetarëve në atë vit.
Më 2015, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga Kosova u larguan mbi 75 mijë qytetarë.
2016: Izolimi
Qielli i kaltër me re e i mbuluar me gjemba në vitin 2016 përçoi mesazhin e izolimit, pamundësinë e Kosovës për t?u integruar në Bashkimin Evropian, si dhe çështjen globale të refugjatëve. Telat me gjemba në monumentin e NEWBORN-it ishin thirrje për botën për të gjetur një zgjidhje për këto çështje.
Procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012, por ende nuk është finalizuar.
2017: T?i rrëzojmë muret
Si reagim ndaj të gjitha mureve nëpër botë, si dhe murit, i cili ndërtohej në Mitrovicën e Veriut, pranë Urës së Ibrit, porosia e NEWBORN-it ishte më inovative dhe e drejtpërdrejtë. Derisa një pjesë e madhe e strukturës qëndronte e ngritur, e ngjyrosur si mur, shkronjat N dhe W u shtruan përtokë, duke qëndruar horizontalisht.
Muri në Mitrovicë ishte ndërtuar gjatë dhjetorit të vitit 2016 nga autoritetet lokale të Mitrovicës së Veriut. Por, sipas Prishtinës zyrtare, ndërtimi i këtij muri ishte ilegal dhe nënkuptonte ndarjen e Mitrovicës. Muri më pas u rrënua.
2018: Dekada
Në këtë vit, Kosova shënonte 10-vjetorin e pavarësisë. Shkronja B e NEWBORN-it u zëvendësua me numrin 1, duke krijuar numrin 10, pasi u vendos pranë shkronjës O. Pastaj, numri 10 u ngjyros me ngjyrë ari, kurse shkronjat tjera u ngjyrosën me ngjyrë të argjendtë.
2019: Mbrojtja e tokës
NEWBORN-i i vitit 2019 i ishte kushtuar ambientit, pasi që ngrohja globale ishte çështje aktuale në botë. Në këtë vit, cilësia e ajrit në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, pati arritur në një nivel alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e rekomanduara.
2020: Luftërat e pafundme
NEWBORN-i i vitit 2020 iu dedikua të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë konflikteve anembanë botës. Secila shkronjë përmbante fjali që tregonin përjetimet e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Numri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, sipas institucioneve dhe organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie, thuhet të jetë 20 mijë.
2021:Në përkrahje të luftës së UÇK-së
Qytetarët më 2021 kanë ngjyrosur monumentin me pëllëmbën e dorës së tyre, me një prej ngjyrave të ushtrisë, duke treguar përkrahjen e tyre për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më 2020, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Të gjithë ata ndodhen në paraburgim në Hagë./REL
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të ...
Shqetësimet e Perëndimit se Rusia mund të ndërmarrë një sulm...
Punonjësit në Belgjikë do të kenë mundësinë të zgjedhin të p...
NATO-ja thotë se nuk ka parë shenja tërheqjeje nga ana e Rus...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të martën s...
Një 4 vjeçare është gjetur e izoluar në bodrumin e një banes...
Kancelari, Olaf Scholz u kritikua shumë në perëndim, për shk...
Nga pandemia kanë vuajtur këto dy vite shumë njerëz, një pje...
Kriza në kufirin Rusi-Ukrainë ishte në qendër të bisedimeve ...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se Moska është g...
Një hulumtim që ka bërë Enti për Statistikë në Maqedoninë e ...
Agjencia evropiane për bashkëpunim të zbatimit të ligjit (Eu...
Gjermania nuk do të dërgojë armë në Ukrainë – madje as për m...
Në Moskë kanë nisur bisedimet mes liderëve gjermanë dhe rusë...
Ministria e mbrojtjes ruse, ka njoftuar se është marrë vendi...
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka vendosur të ushtrojë ...
Në periudhën e paralajmërimeve amerikane për pushtim të shpe...
Për shkak të krizës në Ukrainë, SHBA ka vendosur të zhvendos...
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) k...
Sa vjen dhe tensionohet situata në Ukrainë, pas paralajmërim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...