Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Për shkak të krizës në Ukrainë, SHBA ka vendosur të zhvendosë ambasadën amerikane nga kryeqyteti Kiev në qytetin Lviv, në perëndim të vendit. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë të ditur, se bëhet fjalë për një masë të përkohshme. Ai e arsyetoi këtë hap me “përshpejtimin dramatik” të marshimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën. “Nuk kam prioritet më të madh, se siguria e amerikanëve kudo në botë, dhe kjo përfshin natyrisht kolegët tanë jashtë vendit”, tha Blinken. Ai theksoi, se ambasada do të bashkëpunojë me qeverinë amerikane, dhe u kërkoi sërish bashkëvendasve të tij që të largohen menjëherë nga Ukraina. Qytetarët amerikanë duhet të largohen po ashtu menjëherë edhe nga Bjellorusia.
Shtetet e Bashkuara duan të forcojnë aftësinë e Ukrainës, para “sjelljes destabilizuese” të Rusisë, tha Blinken dhe duan të forcojnë stabilitetin ekonomik, rritjen ekonomike dhe mirëqenine për popullsinë. Për këtë arsye Kievit i është ofruar një garanci kreditore deri në 1 miliardë dollarë, afër 884 milionë euro, pas tre garancish të njëjta të mëparshme.
Qeveria amerikane ka disa javë që paralajmëron nga një sulm rus kundër Ukrainës. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha të hënën, në televizionin CNN, se numri i trupave ruse në zonën kufitare aktualisht ka kaluar dukshëm numrin e 100.000 ushtarëve. SHBA kanë një “prezencë të vogël ushtarake” në Ukrainë, që lidhet me praninë e diplomatëve amerikanë.
Kirby theksoi, se “ne nuk do të dërgojmë trupa amerikane në Ukrainë për të luftuar”. Por Rusia në rast të një pushtimi duhet të llogarisë me masa ndëshkuese ekonomike të zgjeruara. NATO është e bashkuar në këtë krizë, tha ai. Qeveria ruse mohon çdo lloj plani për sulm dhe kërkon nga ana e saj garanci të zgjeruara sigurie.
Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri britanik, Boris Johnson i bënë thirrje Moskës për të çtensionuar situatën. Në një telefonatë të përbashkët u fol për gatishmërinë për sanksione të menjëhershme të ashpra kundër Rusisë, “nëse do të ketë një vendim për shkallëzim të mëtejshëm të situatës”. Qeveria në Londër bëri të ditur, se të dy politikanët kanë folur për nevojën e vendeve europiane të “zvogëlojnë varësinë nga gazi rus”. Deklarata lidhet sidomos me gazsjellësin, Nord Stream 2, që sjell gaz në Gjermani duke anashkaluar Ukrainën.
Kancelari gjerman Olaf Scholz në një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk e përmendi me emër projektin, por tha se do të ketë “pasoja të rënda politike, ekonomike dhe gjeostrategjike” për Moskën në rast të një agresioni. Scholz -në Kiev i siguroi Ukrainës një mbështetje ekonomike prej 150 milionë eurosh./DW
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) k...
Sa vjen dhe tensionohet situata në Ukrainë, pas paralajmërim...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ritheksoi mbështetjen gjermane...
Shtetet e Bashkuara po zhvendosin operacionet e ambasadës së...
Përpjekjet diplomatike për të shmangur atë që zyrtarët ameri...
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka paralajmë...
Në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të zbutur tensionet...
1 vit nga fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e për...
Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar trupat ushtarake amerikane, që...
Brenda pesë javësh është e mundur që të hiqen të gjitha kufi...
Të paktën shtatë persona janë vrarë pas një shpërthimi në nj...
Shërbimet e inteligjencës amerikane po japin alarmin, edhe G...
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, nuk përjashton mundësin...
Në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump, celularët ishin një as...
Në një pasdite të fundjavës, shqetësimi më i madh për Andriy...
Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka tronditur mbrëmjen e so...
Presidenti amerikan Joe Biden mbajti të dielën një bisedë te...
Asambleja Federale rizgjodhi sot në Berlin Frank-Walter Stei...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrj...
Ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të qetësuar tensionet midis ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...