Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve Jorida Tabaku ka bërë transparente proçedurat abuzive që janë ndjekur për Inceneratorin e Elbasanit.
Për këtë aferë ajo bën përgjegjës dhe akuzon disa zyrtarë si Ministrin Arben Ahmetaj, Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, Engjëll Agaçi dhe Shkëlqim Canin.
Procesverbali i datës 11 nëntor 2014 nga Komisioni për dhënien me Koncesion të Inceneratorit të Elbsanit tregon se kompania ?Albtek Energy? ka bërë një kërkesë të pakërkuar të cilën Ministria e Mjedisit e vlerëson.
Komisioni e sheh të vështirë operimin e tij për këtë ofertë ndaj i kërkon ndihmë kryeministrit për të rishikuar ai buxhetin e shtetit pasi përndryshe ?nuk mund të zbatojë në kushtet e ndodhura dhe implementimi i projektit ka ndikim në buxhetin e shtetit?.
Për këtë arsye Komisioni vendosi që ?t?i propozojë Ministrit të Mjedisit, Ministrit për Zhvillimin Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të hartojnënjë projektvendim për mënyrën e përzgjedhjes ?koncesion i përzier? sipas procedurës ?negocim pa shpallje?, procedurë të cilën ligji nuk e parashikon.
Pra duket qartë, sipas Tabakut që Komisioni për dhënien me Koncesion ia ka deleguar këtë kërkesë ish ministrit Lefter Koka që është në burg dhe ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj.
Menjëherë pasi ish- ministri Koka merr informacion nga anëtarët e Komisionit për dhënien me koncesion të inceneratorëve lajmëron Ministrin Ahmetaj.
Ky i fundit, brenda 2 ditësh i përgjigjet në shkresën e datës 14/11/2014 (duke presupozuar që ka lexuar ofertën, vlerësimin dhe ligjin) që është ?parimisht dakord? për t?i dhënë kompanisë Albtek Energy koncesionin/PPP me ?negocim pa shpallje?, duke pranuar një procedurë qëështë në kundërshim me ligjin
Ndërkohë që ministri i asaj kohe, Damian Gjiknuri, i përgjigjet po zotit Koka në shkresën e datës 17/11/2014 se ?përzgjedhja e procedurës së koncesionit është e drejtë e Autoritet Kontraktor? duke i dhënë gjithashtu dakordësinë për procedurën e ?negocimit pa shpallje? për koncesionin/PPP të fituar nga Albtek Ene
Korespodenca e ish – ministrit Lefter Koka me ish – Ministrin Shkëlqim Cani, ne përmes Komisionit të Dhënies me Koncesion të Inceneratorëve. Koka i kërkon Canit, miratimin e vlerës financiare të inceneratorit. Ndërkohë që Shkëlqim Cani i kthen një përgjigje Lefter Kokës ku i rreshton mangësitë që ka oferta e kompanisë në pronësi të Stela Gugalljas.
Në letrën e gjatë, Shkëlqim Cani nënvizon ?mungesën e një vlerësimi financiar të domosdoshëm?, kundërshtinë e ministrit Cani për procedurën e negocimit pa shpallje dhe mungesën e statusit juridik të shoqërisë.
Por, ministri Cani do të detyrohet të firmosë në një mënyrë apo në një tjetër në 10 dhjetor 2014 ndonëse me shumë rezerva sikurse shihet në shkresën e tij drejtuar ish kolegut të tij Koka.
Dy ditë më vonë Komisioni i dhënies me koncesion të Inceneratorëve shpall fitues në një garë pa garë, kompaninë e Stela Gugalljas.
Ndërsa ministrat Koka dhe Cani ishin në një debat në lidhje me dhënien me koncesion/PPP të inceneratorëve kompania në pronësi të bashkëshortes së Mirel Mërtirit, administratorja e Albtek Stela Gugallja, zhvillonte takime me Ministrinë e Mjedisit.
Dokumentat që ka Komisioni Hetimor i Inceneratorëve tregojnë një shkresë se si Stela Gugallja i ka paraqitur ofertën prej 21.661.000 eurove pa TVSH Ministrisë së Mjedisit. Pikërisht këtë vlerë buxheti i shtetit dhe qytetarët shqiptarë e kanë paguar për një incenerator që nuk punon i plotë.
Firmosja e Draft Kontratës dhe publikimi i kredisë që mori inceneratori Elbasanit me paratë e taksapaguesve shqiptarë
Dokumentet nga komisioni hetimor për inceneratorët tregojnë se si ish ministri Koka nga entuziasmi i suksesit të një gare pa garë për t?i dhënë një koncesion 7 vjeçar një kompanie pa të ardhura dhe pa asnjë eksperiencë ka firmosur një ?Draft Kontratë? që do t?i jepte 22 mln euro zonjës Stela Gugallja.
Dokumentat e nxjerra në media tregojnë se Koka në bashkëpunim me Ahmetaj dhe Gjiknurin dhe me dijeninë e Agaccit por në kundërshtim me APP dhe gjithashtu edhe me mosmiratimin e qartë të ish ministrit Cani kanë firmosur një draft kontratë me kosto në buxhetin e shtetit prej 22 mln euro. Sot, inceneratori i Elbasanit është një skenë krimi!
Në datën 16 dhjetor u përshpejtuan 17 procedura brenda ditës që janë si më poshtë:
Pas firmës që Edi Rama dhe sekretari i tij i përgjithshëm në kryeministri Agaçi hodhi për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit nga e panjohura Gugallja të dhënë në 17 dhjetor. Ai mblodhi dhe një herë gjithë ministrat e tij anëtarë të Këshillit Kombëtar të Territorit për të dhënë një tjetër leje, atë të ndërtimit të këtij inceneratori dhe kjo leje u firmos në fund të janarit 2015.
Pak ditë më vonë në kantinerin e punimit të kompanisë Albtek Energy shfaqet kompania e Integrated Technology Services me pronar Klodian Zoton. Përballë Zotos në të njëjtën tavolinë do të ishte përfaqësuesi i Albtek Energy, Enid Dine (inxhinieri që priti deputetët e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve në inceneratorin e Fierit).
Kështu Klodian Zoto do të ishte nënkontraktori i punimeve të kompanisë Albtek Energy që kishte fituar një tender me vlerë 22 mln euro përmes një negocimi pa shpallje dhe me 17 procedura brenda një dite.
Të dhëna të tjera dalin nga Komisioni Hetimor i Inceneratorëve në lidhje me aferën që Partia Demokratike e konsideron si ?Afera e Shekullit? për vjedhjen e 430 mln eurove përmes një skeme piramidale dhe pastrimi parash.
Sipas të dhënave rezulton se kompania e zotëruar nga Stela Gugallja, Albtek Energy, ndonëse u mbështet nga qeveria me një negocim pa shpallje edhe 17 procedura brenda një dite rezulton të mos ketë pasur asnjë lek në xhep për investimin tek inceneratori Elbasanit.
Dokumenti i shfaqur tregon se kompania e Stela Gugallja ka marrë një koncesion me bekimin e Kokës, Ahmetaj, gjinurit, Agaçit dhe Ramës prej 22 mln eurove ndërkohë që që pak muaj më vonë ka marrë një kredi nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri duke vendosur si garanci koncesionin.
Kompania nuk përmushte jo vetëm kriterin ekonomik dhe financiar, por nuk përmushte as kriterin teknik, pasi nuk zotëronte as eksperincë por as teknologji për ndërtimin e impianteve. Kjo është arsyeja se end epa fituar kontratën, por duke pasur sigurinë se ajo do ishte fituese, lidh kontratë me celesa në dorë për ndërtim impianti me shoqërinë Energy Recuperator.
Dokumentet e shfaqura dje në takimin e komisionit hetimor të inceneratorëve përfshijnë edhe më shumë ish ministrin Gjiknuri, sot sekretar i përgjithshëm i PS, në aferën e inceneratorëve.
Në një VKM të firmosur edeh nga zoti Gjiknuri, rezulton se kompanisë Albtek Energy i është dhënë një tjetër koncesion për 25 vjet në prodhimin e energjisë elektrike që i shtohet koncesionit me vlerë 22 mln euro për 7 vite dhënë në vitin 2014 me 17 procedura brenda ditës.
Sot, inceneratori është jashtë funksionit ndërkohë që provat e nxjerra në aferën e tij tregojnë se kompanitë e inceneratorëve kanë krijuar një skemë piramidale ku pronarët paguajnë veten e tyre ndërsa shqiptarët paguajnë kredinë që pronarët marrin për tu vetëfinancuar./CNA.al
Kanë ngelur dhe pak më shumë se 48 orë nga nata finale e “Bi...
Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja nga hetim...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha ka ndarë disa momente nga ...
Media e kapter Irfan Hysenbelliut të inceneratorëve ka bërë ...
Nënkryetari i KLGJ Maksim Qoku teksa ka folur për Votimin në...
Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës për VOA-n, është pye...
Ka perfunduar takimi midis kryeministrit Edi Rama dhe Sekre...
Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni komentoi në Debat zhvillim...
Avokati Spatak Ngjela ka folur në lidhje me situatën në kufi...
Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë arrestoi në flagrancë pun...
Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar për mediat pas...
Numri i makinave që qarkullojnë në Shqipëri është rritur. Mb...
Prokuroria Elbasanit ka nisur hetimet për drejtues së Zyrës ...
Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar listën e kandidatëve për v...
Gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor, gazetari Jetmir...
Ditën e sotme u mblodh sërish komisioni hetimor për incenera...
Deputetët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Incenerato...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar ditën e sotme emë...
Nga rreth 5 mijë të dënuar dhe paraburgosur, vetëm 200 do të...
Nga Butrinti, ku mori pjesë në Mbledhjen e parë të Komitetit...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...