web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk arriti të shkonte në finale/ Monika Lubonja rrëfen rrugëtimin: Kisha frikë paragjykimet

15 Shkurt 2022, 20:19, Lifestyle CNA

Monika Lubonja, është një nga ish banoret e Big Brother e cila nuk arriti të prekte finalen e madhe të Big Brother Vip.

E ftuar sonte në finale e Fun Club Big Brother Vip, Monika është shprehur se disa prej banorëve i kanë ndryshuar gjendjen e saj emocionale brenda në shtëpi.

Ajo është shprheur se Dj Pm dhe Donaldit kanë qenë arsyeja që ajo ndryshoi sjelljen, humorin.

?Kur mora propozimin, nuk mora parasysh asnjë strategji. Po të filloj me strategji e ngatërroj veten më shumë. Momentin kur kanë ardhur Dagz dhe Pm ka ndryshuar çdo gjë. Kisha paragjykime se nuk doja që të keqinterpretohesha. Pm dhe Donaldi ka qenjë pjesa e gjithçkaje që më ndryshoi, humori, sjellja, unë nuk mund të lë pa përmendur Arjolën , realisht u bë një motër e dytë për mua?, tha Monika.

Ndërsa për raportin e saj me Ilirin ajo është shprehur:

?Jo absolutisht, iliri ka qenë një bashkëmoshatar i imi me pak diferenca. Është një artist i mrekullueshëm, flisnim na bashkonin shumë gjëra, kemi folur shumë gjatë për rrugëtimet e njëri-tjetrit. Mes meje dhe Ilirit nuk ka patur kurrë kërcitje, ka patur shoqëri miqësi, kemi patur mosmarrëveshje se jemi njerëz. Nuk ka asnjë lloj hatërmbejtje?, tha Monika./A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga