web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Zhgënjen Skënderbeu, Skuka e përmbys i vetëm në Korçë dhe i jep 3 pikë të arta Partizanit

14 Shkurt 2022, 17:52, Sport CNA

Xhuljano Skuka është heroi i Partizanit! Bomberi dibran i dhuroi fitoren 1-2 Partizanit në transfertë ndaj Skënderbeut, falë dopietës së realizuar në pjesën e dytë.

Korçarët kaluan të parët në avantazh me anë të Mensah në minutën e 20-të, teksa Skuka përmbysi gjithccka I vetëm në minutat 76 dhe 89? Vlen të theksohet fakti se sulmuesi e nisi sfidën nga stoli, teksa u mjaftuan vetëm disa minuta për t?u shndërruar në hero.

FT: SKËNDERBEU ? PARTIZANI 1-2

Mensah 20? / Skuka 76?, 89?

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida! 

90+3? Gjakoset gjyqtari anësor, i cili goditet me gur nga tifozët e Skënderbeut. Loja ndërpritet për disa minuta.

90? Akordohen 6 minuta shtesë!

89? GOOOOL PARTIZANI 1-2/ Skuka bën heroin, sulmuesi dibran përmbys i vetëm korçarët e Memellit. Fantastik në lëvizje sulmuesi që shmang portierin Rexhepi dhe e dërgon topin në rrjetë! 

87? Dridhen korçarët, shtylla i mohon golin e avantazhit mesfushorit të Partizanit, Dean Liço.

86? Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Elvi Berisha, vendin e tij e merr Ardit Nikaj.

78? Pranë golit të dytë Partizani, gjuajtja e Kallakut nga jashtë zonës përfundon në traversën e portierit Rexhepi. Situatë e vështirë te Skënderbeu.

76? GOOOOOL PARTIZANI 1-1/ Vendoset baraspesha në Korçë! Pas harkimit të Liços nga e djathta, Skuka devijon saktë me kokë, topi përplaset në shtyllë dhe përfundon në rrjetë. 

75? Panik në zonën e Skënderbeut, shpëton për mrekulli skaudra korçare.

74? Leard Sadriu ndëshkohet me karton të verdhë për faull takik në mesfushë.

72? Alban Hoxha mban në lojë Partizanin. Mara nxjerr të përballë gardianit të Partizanit, futbollistin Berisha, i cili provon me një diagonale, por Hoxha i thotë ?jo?, duke devijuar rrezikun në këndore.

66? Zëvendësim te Partizani në fushë Milan Mirosavljev, jashtë saj Valentino Murataj.

65? Rrëmujë në zonën e Skënderbeut, pas tentativës së Malës brenda zonës, por nuk përfiton aty Dean Liço.

62? Goditje dënimi për Skënderbeun, Andi Hadroji ndëshkohet me karton të verdhë.

61? Partizani ushtron presion asfiksues në gjysmëfushën e Skënderbeut. Korçarët janë të tërhequr mbrapa, teksa do të tentojnë ta vrasin sfidën me kundërsulm, duke shfrytëzuar shpejtësinë e dyshes, Mensah-Berisha.

55? Goditje dënimi për Partizanin, tenton Sherif Kallaku nga distanca, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe shkon drejt e në duart e Rexhepit.

51? Kallaku gjuan nga distanca, devijon në vështirësi portieri Rexhepi, më pas Dumfur largon rrezikun.

50? Dominim i Partizanit për sa i përket mbajtjes së topit në këto minuta të para të pjesës së dytë.

46? Starton pjesa e dytë, Partizani kryen 2 zëvendësime! Në fushë Skuka dhe Liço jashtë Tedi Cara dhe Rrapaj. Vlen të theksohet fakti se Liço është djali i zv.trajnerit të Skënderbeut, Gentjan Liçi.

45+4? Pjesa e parë mbyllet me një gjuajtje të Stenio Zhunior brenda zonës. Braziliani nuk ka shënjestrën e duhur! 

45+3? Dumfur është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të rrezikshme ndaj Stenio Zhunior.

45? Akordohen 4 minuta shtesë!

45? Pranë golit Partizani! Pas harkimit të Kallakut nga këndi, topi shkon te Stenio Zhunior, që provon me kokë nga brenda zonës, por topi shkon drejt e në duart e portierit Rexhepi. Goditja e parë në kuadrat për ?Demat e Kuq?.

43? Zhan Viktor është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kallakut.

42? Provon edhe Tedi Cara me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e futbollistit kavajas ishte e gabuar duke shkuar shumë larg kuadratit të Rexhepit.

39? Rrezikshëm Partizani, pas një harkimi nga këndi, topi devijohet nga Sadriu dhe shkon tek Mala që provon të gjejë rrugën e rrjetës, por vendimtare ndërhyrja e kapitenit Zguro.

37? Regjistrohet goditja e parë nga këndi, ajo i takon Skënderbeut. E fiton Kosta Vangjeli!

33? Loja ndërpritet për disa momente pas dëmtimit të mesfushorit Arinaldo Rrapaj.

25? Partizani provon të riorganizohet pas golit të pësuar, por korçarët mbyllin mirë hapësirat në repartin difensiv.

20? GOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Zhbllokohet sfida! Alfred Mensah kalon në avantazh korçarët! Pas harkimit të bukur të Marës, zgjatet aty Frashëri që servir një asist për Mensah, që nuk fal nga shumë pranë vijës fatale, duke shtyrë sferën drejt rrjetës.!

10? Duele të shumta në mesin e fushës, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive!

6? Tension në fushë, Zguro kërkon llogari te Rrapaj për një kontakt në mesfushë. Ndërhyrja e Malës acaron kapitenin e korçarëve

4? Pasiguri e portieri Rexhepi, i cili për pak sa nuk i bën një dhuratë miqve të Partizanit, por topi u largua nga mbrojtësit korçarë.

1? Ka startuar sfida në Korçë!

 





Lajmet e fundit nga