Biden-Putin bisedojnë sot mes tensioneve në rritje mbi Ukrainën
Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Pu...
Administrata Biden po u bën thirrje amerikanëve që gjenden në Ukrainë të largohen menjëherë nga vendi, duke paralajmëruar se vendi ndodhet përballë një pushtimi të afër rus që mund të ndodhë edhe gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan tha se pushtimi rus do të përfshijë bombardime nga ajri dhe një sulm ndaj kryeqytetit ukrainas Kievit.
Rusia po bën stërvitje masive ushtarake me Bjellorusinë, dhe përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi duket se po dështojnë.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan u bëri thirrje amerikanëve që ende ndodhen në Ukrainë të largohen sa më shpejt të jetë e mundur. Zoti Sullivan bëri një paralajmërim të fortë duke parashtruar se në çfarë forme mund të zhvillohet pushtimi rus.
?Nëse fillon një sulm rus ndaj Ukrainës, duket se do të fillojë me bombardime nga ajri dhe sulme me raketa, të cilat mund të vrasin civilë, pavarësisht nënshtetësisë së tyre. Do të pasohet nga një ofensivë masive të forcave tokësore. Mund të ndërpriten pa asnjë paralajmërim komunikimet dhe mund të ndalen udhëtimet?, tha zoti Sullivan.
Në një intervistë me kanalin NBC, Presidenti Joe Biden bëri një paralajmërim të ngjashëm.
?Kam kërkuar që shtetasit amerikanë të largohen menjëherë. Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë. Kjo është një situatë shumë e ndryshme dhe gjërat mund të marrin për keq me shpejtësi?, tha ai.
Ndërsa Rusia po përshkallëzon situatën, Presidenti Biden zhvilloi biseda telefonike të premten me udhëheqësit e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Rumanisë, Britanisë, NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Këshillit Evropian për të diskutuar rreth krizës.
Gjatë një vizite në Australi, Sekretari i Shtetit Antony Blinken gjithashtu paralajmëroi se pushtimi rus mund të fillojë në çdo moment, madje edhe gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit, të cila përfundojnë më 20 shkurt.
Ajo për të cilën Presidenti Vladimir Putin po mobilizon këtë radhë ushtrinë ruse do të sillte shumë më tepër rrezik se veprimet e mëparshme ushtarake, i tha Zërit të Amerikës Michael Kimmage, nga Fondi Marshall Gjerman.
?Ajo që është tronditëse në këtë situatë është se nëse ndodh pushtimi, ai do të jetë i përmasave të mëdha dhe kjo do të thotë edhe viktima të shumta për Rusinë. Gjithashtu edhe pushtimi i qyteteve, katastrofat humanitare dhe mizoritë nuk do të mund të fshihen nga populli rus që gjendet shumë pranë dhe mban lidhje familjare, personale dhe në terren me Ukrainën?, thotë zoti Kimmage.
Rusia ka dërguar disa anije luftarake në Detin e Zi, duke i rritur edhe më shumë tensionet. Në kuadrin e këtyre manovrave, Rusia e shpalli zonë të ndaluar një pjesë të madhe të ujërave ndërkombëtare përreth Krimesë dhe qytetit ukrainas Odesës. Rusia thotë se nuk ka plane për të pushtuar Ukrainën, por se po kërkon të mbrojë interesat e saj të sigurisë./voa
Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Pu...
Nga njëra shtetet perëndimore vazhdojnë të kërkojnë rrugën d...
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është vetëm çështje ditësh. Ga...
Aleatët më të rëndësishëm perëndimorë janë konsultuar në një...
Shtëpia e Bardhë tha të premten se Rusia mund të sulmojë Ukr...
Rritja e çmimeve të energjisë po ngre edhe inflacionin në Ev...
Kosova ka pranuar 515,970 doza të vaksinës Pfizer, që janë s...
Pas vizitës së përbashkët javën që shkoi të diplomatit ameri...
Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje amerikanëve në Ukrain...
Përballë trysnisë në rritje për të lehtësuar kufizimet lidhu...
Gjermania ka dëbuar vitin e kaluar në vendet e origjinës pak...
Bordi Mbikqyrës i Mediave (RTÜK) në Turqi u ka bërë kërkesë ...
Perëndimi grindet si të veprojë me Rusinë. Nga njëra anë anë...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, bëri thirrje t...
Uashington, Berlin, Kiev, Moskë – Kancelari gjerman po bën n...
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka sekuestruar Bitcoin me...
Ish- papa Benedikti XVI kërkoi falje të martën për trajtimin...
“Unë ju premtoj, ne do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë,” th...
Për herë të parë që nga marrja e detyrës kancelari gjerman S...
Mali i Zi ka zhvilluar këtë të hënë seancën e jashtëzakonshm...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...