Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, bëri thirrje të mërkurën për sanksione të reja kundër Rusisë, pasi siç u shpreh ai, Moska ka shkelur marrëveshjet e Minskut. Objektivi i tyre ishte një zgjidhje politike për konfliktin në Ukrainën Lindore.
Kryediplomati ukrainas i bëri komentet në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares në Kiev.
“Gjatë viteve të fundit, Rusia ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar, përfshirë marrëveshjet e Minskut dhe për këtë arsye duhet të ndëshkohet me sanksione?, tha zoti Kuleba.
Zoti Kuleba akuzoi Rusinë se u kishte dhënë pasaporta ruse ukrainasve që jetojnë në pjesët e kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës.
“Paisja masive me pasaporta e qytetarëve ukrainas që jetojnë në rajonet e Donetskut dhe Luhanskit është një shkelje e qartë dhe flagrante e marrëveshjeve të Minskut,” tha ai.
Rusia dhe Ukraina janë përfshirë në një konflikt të ashpër që nga viti 2014, kur Moska aneksoi Krimenë dhe më pas mbështeti një kryengritje separatiste në lindje të vendit.
Luftimet mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave ukrainase kanë shkaktuar vdekjen e mbi 14,000 vetëve.
Marrëveshjet e Minskut u nënshkruan në vitin 2015 nga udhëheqësit e Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë, si përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia. Ato u dhanë fund luftimeve në shkallë të gjerë, por nuk sollën një zgjidhje politike të konfliktit.
Kremlini ka akuzuar vazhdimisht Kievin për sabotim të marrëveshjes dhe zyrtarët ukrainas javët e fundit thanë se zbatimi i saj do të dëmtonte Ukrainën.
Të martën, Presidenti francez Emmanuel Macron i cili ishte këtë javë në Rusi dhe Ukrainë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën, tha se Moska dhe Kievi janë të përkushtuara për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut. Ai shtoi se dhe se kjo do të ishte mënyra e vetme për të arritur përparim drejt zgjidhjes së krizës.
Në konferencën për shtyp të së mërkurës, zoti Kuleba tha se situata mes Rusisë dhe Kievit vazhdon të “mbetet e tensionuar”.
“Pa ekzagjerim, Rusia dëshiron të hakmerret pas humbjes në Luftën e Ftohtë. Prandaj këtu kemi të bëjmë me mbrojtjen e arkitekturës së sigurisë në Evropë.”
Megjithatë ai tha se përpjekjet për një zgjidhje diplomaike të krizës po vazhdojnë./voa
Uashington, Berlin, Kiev, Moskë – Kancelari gjerman po bën n...
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka sekuestruar Bitcoin me...
Ish- papa Benedikti XVI kërkoi falje të martën për trajtimin...
“Unë ju premtoj, ne do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë,” th...
Për herë të parë që nga marrja e detyrës kancelari gjerman S...
Mali i Zi ka zhvilluar këtë të hënë seancën e jashtëzakonshm...
Presidenti i SHBA, Joe Biden akuzon Vladimir Putin se po kër...
Viktoria Makarova, menaxhere në një kompani ndërtimi në qyte...
Në Kosovë në 24 orët e fundit, janë regjistruar tetë viktima...
Mes tensioneve të vazhdueshme me Rusinë, administrata Biden ...
Nëse është e vërtetë thënia që nuk do të ketë të shtëna për ...
Mediat në Perëndim po referojnë për opsionin e një pushtimi ...
Nga Taylor Millard “The Spectator”Shumë shpejt pritet të nis...
Gazpromi po ecën mirë, madje shumë mirë. Kreu prej shumë vit...
Olaf Scholz në prag të vizitës së tij të parë tek presidenti...
Kancelari gjerman Olaf Scholz sinjalizoi të dielën se ishte ...
Elizabeth II ishte 25 vjeç kur u bë mbretëreshë, në shkurt t...
Avionë luftarakë rusë kanë mbërritur në aerodromin ushtarak ...
Më 6 shkurt 1952 ndërroi jetë mbreti Georg VI. Kësisoj vajza...
Policia greke vijon hetimet për të bërë të mundur arrestimin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...