web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Autobusi me pasagjerë del nga rruga/ Reagon policia, zbulon shkaqet e aksidentit

7 Shkurt 2022, 11:51, Kronika CNA

Mesditën e sotme, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ka ndodhur një aksident. Policia ka dhënë informacionin zyrtar duke zbuluar edhe shkaqet e aksidentit.

Sipas policisë, në vendin Ura e Murrashit’, shtetasi M. L., 29 vjeç banues në Korçë , duke drejtuar mjetin autobuz tip “Benz”, si pasojë e lagështirës  në rrugë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën metalike.

Mësohet se nuk patur të lënduar por vetëm dëme materiale.

?Me datë  07.02.2022, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin  “Ura e Murrashit’, shtetasi M. L., 29 vjeç banues në Korçë , duke drejtuar mjetin autobuz tip “Benz”, si pasojë e lagështirës  në rrugë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën metalike. Nuk ka dëme në njerëz vetem dëme të lehta materiale?, njofton policia./A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga