web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kastrioti i jep leksione futbolli Dinamos, futet në garë për mbijetesën

5 Shkurt 2022, 14:45, Sport CNA

Kastrioti ka arritur të marrë një tre pikësh me vlerë teksa arritën të fitojnë me rezultatin 2-0 ndaj Dinamos në stadiumin e qytetit të Kamzës. Pjesa e parë ishte një lojë e luftuar nga të dyja krahët ku u mbyll pa gola. Pjesa e dytë nisi furishëm me skuadrën e Bledi Shkëmbit ku pretendoi dhe protestoi për një penallti nga Denison, i cili pati një kontakt me Edon Hasanin, por arbitri kryesor Indrit Myrtja e cilëson si lojë të rregullt.

Menjëherë pas këtij aksioni, Kastrioti ka realizuar golin e avantazhit me një kundërsulm ku Bedri Greca tregohet i saktë përpara porte. Goli i dytë u shënua sërish nga Bedri Greca në minutën e 68? sërish me një kundërsulm perfekt. Kjo fitore skuadrën Emiljano Çelës e rendit ende të fundit me 15 pikë, -1 nga Egnatia e vendit të parafundit. Ndërsa Dinamo me këtë disfatë renditet e 7-ta me 19 pikë.





Lajmet e fundit nga