web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Populli ka dalë jashtë loje”/ Meta: Shqipëria nuk mund të trajtohet më si plaçkë e 2-3 politikanëve

4 Shkurt 2022, 14:37, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta është shprehur se Kushtetuta duhet të shenjtërohet njëherë e përgjithmonë dhe nuk duhet të ndryshohet pa referendum nga populli.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Shqipëria nuk mund të trajtohet më si plaçkë e 2-3 politikanëve.

Sipas presidentit, drama e Shqipërisë ka nisur në ndryshimet kushtetuese PS-PD të vitit 2008, tek listat e mbyllura që kanë sjellë një demokraci fasadë ku populli është viktima dhe ka dalë jashtë loje.

?Shqipëria nuk mund të trajtohet më si plaçkë e 2-3 politikanëve. Për këtë qëllim duhet të shenjtërohet njëherë e përgjithmonë Kushtetuta, që kurrë nuk duhet të ndryshojë më, pa referendum nga populli.

Sepse drama e Shqipërisë fillon për fat të keq, në ndryshimet kushtetuese PS-PD të vitit 2008, tek listat e mbyllura, që na sollën tek një demokraci formale dhe fasadë, ku i gjithë populli ka dalë jashtë loje dhe është viktimë e vendimeve, që merren vetëm nga disa individë?, shkruan Meta./A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga