web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Edhe për dy vite “turk”, Cikalleshi zgjat “martesën” me Konyaspor

3 Shkurt 2022, 12:00, Sport CNA

Sokol Cikalleshi ka rinovuar me Konyaspor për dy vitet e ardhshme. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka bindur drejtuesit turq me aftësitë e tij duke i ofruar hedhjen e ?të zezës mbi të bardhë?.

Shtatlarti i fazës ofensive ka thënë fjalët e para pas rinovimit të tij. Për kanalin zyrtar të klubit, ai është shprehur: ?Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e një familjeje të madhe si Konyaspor. Dua të falënderoj presidentin, lojtarët dhe trajnerin tonë që kontribuan në realizimin e kësaj firme në kontratë. Premtoj se do të luftoj në fushë deri në pikën e fundit timen këtu. Kemi arritur një sukses të mirë këtë sezon.

Kjo nuk është një rastësi. Ne jemi këtu me një frymë ekipi. E rëndësishme është të qëndrojmë këtu tani e tutje. Kemi punuar shumë dhe do të vazhdojmë të punojmë. Jam i sigurt se do ta përfundojmë sezonin në një vend shumë të mirë. Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme me Giresunspor. Shpresoj të largohemi me një rezultat të mire?.

31-vjeçari luan prej dy sezonesh te Konyaspor. Këtë edicion futbollistik është aktivizuar në 19 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 5 gola.





Lajmet e fundit nga