web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjokutaj: Procedura e shkarkimit të Metës është politike, ja pse

2 Shkurt 2022, 20:14, Aktualitet CNA

Procedura e shkarkimit të presidentit Meta është thellësisht politike, sipas avokatit Genc Gjokutaj.

Gjokutaj tha në emisionin Now me Erla Mëhillin se kjo procedurë ka filluar në fund të mandatit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit.

?Ligji thotë, 1/4 e deputetëve merr iniciativën dhe duhen 2/3 e të gjithë anëtarëve, e 140 deputetëve, pavarësisht pjesëmarrjes së seancë?, u shpreh Gjokutaj.

Në qershor të vitit 2021, 104 deputetë votuan shkarkimin e presidentit Meta. Mazhoranca socialiste e fajëson atë për deklarata publike para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, të cilat sipas socialisteve kanë shkelur Kushtetutën.

Këto deklarata, Gjokutaj i cilësoi figura letrare.

?Kjo ka filluar për një fjalor që ka përdorur presidenti që të rrëmbejnë sfurqet e sëpatat. Ajo është një figurë letrare e përdorur nga presidenti?, tha Gjokutaj.

Seanca për shkarkimin e Metës në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet të enjten./euronews





Lajmet e fundit nga