Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak thanë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në një konferencë të përbashkët për media në Prishtinë, në përfundim të vizitës së tyre treditore në Kosovë, Escobar tha se nuk erdhën në Kosovë me propozime të gatshme që duan t?ua imponojnë palëve, sa i përket krijimit të Asociacionit.
?Nuk duhet të jenë modele që minojnë sovranitetin e Kosovës dhe funksionalitetin. Pra, ne duhet të gjejmë një prej këtyre modeleve. Ato mund të gjenden, mund të negociohen dhe palët mund të pajtohen. Ky është qëllimi i dialogut. Nuk është qëllimi i SHBA-së të imponojë një ose të zgjedhë një model në emër të palëve. Megjithatë, ne mund të ndihmojmë, nëse ka modele që ata do të duan të eksplorojnë?, tha Escobar.
Ndërkaq, Lajçak tha se tema e Asociacionit është diskutuar gjatë takimeve në Prishtinë me udhëheqësit e institucioneve, liderët opozitarë dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Ai tha se askush nuk do një Republika Sërpska në Kosovë.
?Nëse dëshironi që t?i jepni fund ekzistimit të strukturave paralele, nëse dëshironi transparencë në rrjedhjen e parave, nëse dëshironi sundim të ligjit në veri, kjo mund të bëhet brenda sistemit ligjor dhe kushtetues të Kosovës?, tha Lajçak.
?Këshilla ime: Mos u frikësoni nga diçka që nuk ekziston dhe askush nuk do t?ua imponojë. Keni vetëbesim, jeni të vetëdijshëm se jeni bashkëpronar të këtij procesi dhe ju jeni partnerë të barabartë. Nuk ka asnjë arsye që të keni frikë për një proces që po e udhëhiqni së bashku me Serbinë dhe ne jemi këtu për t?u siguruar që çdo vendim të jetë i bazuar në normat, standardet dhe vlerat evropiane?, shtoi Lajçak.
Lajçak, që ndërmjetëson dialogun, tha se ky proces nuk është për “të negociuar statusin e Kosovës, dialogu është për të negociuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë?.
Ai tha se duan që palët të lëvizin përpara, ta lënë të kaluarën prapa dhe të normalizojnë marrëdhëniet, duke shtuar se për BE-në dialogu është prioritet kyç në Ballkanin Perëndimor.
Dy zyrtarët perëndimorë thanë se Kosova dhe Serbia duhet të vendosin për marrëveshjen përfundimtare.
?Normalizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të zgjidhë vetëm çështjet e hapura, por gjithashtu do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët, të cilët duhet të jenë të lodhur nga status quo-ja?, shtoi Lajçak.
Ai tha se më 2021, komuniteti ndërkombëtar priti që të ketë përparim më të shpejt në dialog, por shtoi se shpreson se kjo do të ndodhë gjatë këtij viti.
Ndërkaq, Escobar tha se shpreson se në fund të procesit të dialogut do të ketë një zgjidhje që do të jetë e mirë edhe për Kosovën dhe Serbinë.
?Përtej kësaj, se si dy shtetet, Kosova dhe Serbia arrijnë deri te normalizimi, mendoj se duhet t?i lihet dialogut?, tha ai.
Escobar dhe Lajçak më 1 shkurt u takuan me krerët e partive opozitare në Kosovë. Pas takimeve, liderët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës shprehën mbështetjen e tyre për procesin e dialogut, por theksuan se marrëveshja finale nuk duhet të cenojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Ndërkaq, duke folur për zotimet që Kosova dhe Serbia nënshkruan në Uashington më 2020, Escobar tha se ato ishin mjete për krijimin e besimit.
?Sa i përket zotimeve të Uashingtonit, kemi besuar atëherë dhe ende besojmë se ato zotime ndihmuan në krijimin e besimit midis palëve. Ne mbështesim zbatimin e mëtejmë të atyre zotimeve, si një mënyrë për të krijuar hapësirë diplomatike që dialogu të vazhdojë. Ne i shohim si masa që ndihmojnë në krijimin e besimit në mbështetje të dialogut të udhëhequr nga BE-ja?, tha Escobar.
Gjatë konferencës për media, Lajçak foli edhe për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen më 3 prill në Serbi dhe për mundësinë që të grumbullohen votat në Kosovë. Ai tha se një vendim i tillë u takon liderëve legjitimë të Kosovës dhe Serbisë.
?Kjo nuk është çështje që i përket dialogut. Nuk ka asnjë marrëveshje në dialog për aranzhimin e organizimit të zgjedhjeve. Por, nuk ka dyshim se çfarëdo vendimi që do të merret për zgjedhjet e 3 prillit do të ketë ndikim në dialog dhe në atmosferë?, tha ai.
Escobar dhe Lajçak e vlerësuan vizitën në Prishtinë si produktive. Pas Kosovës, dy zyrtarët do të qëndrojnë në Serbi për t?u takuar me udhëheqësit politikë të atjeshëm.
Kjo vizitë e zyrtarëve perëndimorë u tha se ka për qëllim inkurajimin e palëve për dialog. Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar rund të bisedimeve në nivel të lartë që prej korrikut të vitit 2021./REL
Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar për...
Karl Baer është momentalisht viktima më e njohur e një “padi...
Gjatë një bisede telefonike ministri Jashtëm i SHBA-së, Anto...
Të dy politikanët Vladimir Putin dhe Viktor Orban takohen në...
“Korrupsioni është problemi më i madh në Ballkanin Perëndimo...
Regina Nagel është zakonisht e kujdesshme se çfarë poston në...
Me gjithë rezistencën e fortë të Rusisë Këshilli i Sigurimit...
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier në një shkrim ...
Propozimet për sigurinë evropiane, që Rusia ia dërgoi Perënd...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar edhe tr...
Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka rezultuar pozitiv ...
Duke filluar nga 1 shkurti, në Itali do të hyjnë në fuqi mas...
Shoqata Sociale e Gjermanisë, (SoVD) kërkon një samit kombët...
I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Laj...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të dielën,...
Vizita në Kosovë e Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçakut, q...
Kryeministri i Saskatchewan Scott Moe, në një deklaratë ësht...
Jo një diplomat karriere, por edhe një student i shkencave p...
Një stuhi e fuqishme ka goditur Nju Jorkun dhe 6 shteteve të...
Sergio Mattarella është rizgjedhur për herë të dytë preside...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...