Putin pret Orbanin në Kremlin
Të dy politikanët Vladimir Putin dhe Viktor Orban takohen në...
Gjatë një bisede telefonike ministri Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken insistoi për një”ulje të menjëhershme të tensionit nga pala ruse dhe tërheqjen e ushtarëve dhe armatimeve nga kufiri me Ukrainën”. Këtë e vuri në dukje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ned Price në Uashington. Një ndërhyrje ruse në vendin fqinj do të “kishte pasoja të menjëhershme dhe serioze”, paralajmëroi Blinken, sipas këtyre të dhënave. Në këtë krizë “Rusia duhet të vazhdojë të ndjekë rrugën diplomatike”.
Blinken theksoi sërish në bisedën telefonike me homologun rus Sergej Lavrov mbështetjen e SHBA-së “për sovranitetin dhe integritetin territorial” të Ukrainës si dhe të drejtën që ka secili vend për të vendosur vet mbi “politikën e jashtme dhe aleancat”. Kjo e fundit i referohet ambicieve të ukrainës për anëtarësim në NATO, gjë që Rusia e refuzon kategorikisht. Blinken theksoi njëkohësisht gatishmërinë e qeverisë së SHBA-së për konsultime të mëtejshme me Rusinë lidhur me temat e sigurisë.
Lavrov i referohet parimit të OSBE-së
Në të kundërt Lavrov tha, se vendi i tij insiston që të bisedohet për çështjet e sigurisë në Europë. Perëndimi nuk mund të realizojë interesat e veta të sigurisë në kurriz të interesave ruse. Shtetet e OSBE-së kanë pranuar si të detyrueshëm parimin “e sigurisë së pandashme”, theksoi ai. “Kësaj i përmbahet Rusia.” Janë të nevojshme bisedimet lidhur me atë, se “përse Perëndimi nuk do t’i përmbushë detyrimet e veta”.
SHBA dhe NATO javën e kaluar iu përgjigjën me shkrim kërkesave ruse për “garanci për sigurinë”. Ata e hodhën poshtë një deklaratë të kërkuar nga presidenti rus Vladimir Putin që NATO të heqë dorë nga zgjerimi i mëtejshëm në Lindje si dhe të tërheqë armët e SHBA-së nga vendet e ish-sferës sovjetike Uashingtoni dhe NATO. Por Blinken theksoi, se SHBA i ka treguar palës ruse një “shteg serioz diplomatik” për t’i dhënë fund krizës.
Sipas të dhënave të përfaqësuesve të qeverisë së SHBA-së, Rusia ndërkohë po vazhdon lëvizjet masive të trupave në kufirin me Ukrainën dhe po planifikon gjithashtu përforcimin e trupave të veta në Bjellorusi në afërsi me kufirin ukrainas. Kremlini i përgënjeshtron planet për sulm sa i përket Ukrainës, por njëkohësisht parashtron se ndihet i kërcënuar prej NATO-s.
Pakt trilateral sigurie
Ndërkohë Britania e Madhe, Polonia dhe Ukraina, sipas të dhënave të qeverisë në Kiev, po përgatisin një pakt trilateral sigurie. Këtë e vuri në dukje kryeministri i Ukrainës Denys Schmygal gjatë një vizite të homologut të tij polak Mateusz Moraviecki në Kiev. Polonia dhe Britania e Madhe i kanë ofruar Ukrainës furnizime me armë e municione, që vendi të mund të mbrohet më mirë në rast të një sulmi rus. Kryeministri polak deklaroi në Kiev, Polonia do të furnizojë në Ukrainë armë e municione, ndër të tjera edhe dhjetra mijëra granata, municion artilerie, sisteme të mbrojtjes nga ajri dhe dronë zbulimi.
Ukraina do të zmadhojë ushtrinë
Presidenti ukrainas Volodymyr Selenskyj në kulmin e tensioneve me Rusinë do të ristrukturojë ushtrinë dhe ta bëjë profesionin e ushtarakut më tërheqës. Një dekret përkatës ai e nënshkroi në Kiev. Konkretisht Selenskyj do që deri në vitin 2025 ta rrisë numrin e forcave të armatosura me rreth 100.000 trupa shtesë. Aktualisht trupat janë rreth 265 000. Po ashtu gradualisht do të rriten pagat në ushtri.
Intensifikohen përpjekjet diplomatike
Në kuadër të ofensivës diplomatike kryeministri i Italisë Mario Draghi bisedoi me presidentin rus Putin. Sipas të dhënave italaine, të dyja palët kanë theksuar, se është e domosdoshme të krijohet një klimë e besimit reciprok. Gjatë bisedës telefonike me Putinin, Draghi theksoi, se është e nevojshme të ulen tensionet. Në rast të kundërt mund të ketë pasoja serioze. Edhe qeveria gjermane i ka bërë thirrje Rusisë të ndërmarrë hapa për zbutjen e situatës.
Putin kritikon Perëndimin
Kreu i Kremlinit kritikon Perëndimin, se po i injoron interesat ruse të sigurisë. Putin pas takimit në Moskë me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, nënvizoi, se Perëndimi nuk i kushton vëmendje parimit “të sigurisë së pandashme” në Europë. Putin ritheksoi, se një vend nuk mund të realizojë interesat e veta të sigurisë në kurriz të një vendi tjetër. Ai kritikoi gjithashtu, faktin që NATO e ka refuzuar kërkesën e Rusisë për të ndalur zgjerimin e saj në Lindje./DW
Të dy politikanët Vladimir Putin dhe Viktor Orban takohen në...
“Korrupsioni është problemi më i madh në Ballkanin Perëndimo...
Regina Nagel është zakonisht e kujdesshme se çfarë poston në...
Me gjithë rezistencën e fortë të Rusisë Këshilli i Sigurimit...
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier në një shkrim ...
Propozimet për sigurinë evropiane, që Rusia ia dërgoi Perënd...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar edhe tr...
Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka rezultuar pozitiv ...
Duke filluar nga 1 shkurti, në Itali do të hyjnë në fuqi mas...
Shoqata Sociale e Gjermanisë, (SoVD) kërkon një samit kombët...
I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Laj...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të dielën,...
Vizita në Kosovë e Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçakut, q...
Kryeministri i Saskatchewan Scott Moe, në një deklaratë ësht...
Jo një diplomat karriere, por edhe një student i shkencave p...
Një stuhi e fuqishme ka goditur Nju Jorkun dhe 6 shteteve të...
Sergio Mattarella është rizgjedhur për herë të dytë preside...
Ndërsa tensionet vazhdojnë të jenë të larta për shkak të rre...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të shtunën...
Disa ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, një a...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...