Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Trajneri i njohu Shpëtim Duro, në studion e ?Sport News? në ?News 24?, ka bërë analizën e Kategorisë Superiore duke u ndalur te lëvizjet që kanë bërë klubet në merkato. Sipas tij, ka skuadra që kanë lëvizur shumë pak, si Tirana, Laçi e Vllaznia, por edhe të tjera që kanë bërë lëvizje që presin të ndikojnë sezonin e tyre, por pa ndryshuar boshtin. Duke iu përgjigjur pyetjeve të moderatores Enxhi Biba, ai ka bërë një bilanc të plotë të situatës në shumë prej klubeve të elitës.
?Janë skuadra që kanë dalë nga pretendimet e viteve të kaluara, Partizani e Teuta që pritej shumë prej tyre. Është Tirana që me meritë kryeson. Laçi dihej që do ishte se edhe vjet ishte pretendent dhe në verë ishte skuadër shumë e fortë. Vetëm fillimi i kampionatit bëri që të ishte në këtë situatë pas Tiranës. Pritej më shumë prej Vllaznisë duke pasur parasysh kontingjentin e sezonit të kaluar e përforcimet, nuk është aty ku duhet. Edhe Kukësi. Janë katër skuadra të konfiguruara në pjesën e sipërme të klasifikimit, të shohim kush do të jetë ajo që do të ndjekë më afër Tiranën.
Shehi është serioz dhe me këmbë në tokë dhe deklarata në opinion i takon të flasë kështu, por kampionati fillon që në shtator, fillimi i mirë është gjysma e punës. Laçi po ta niste mirë, do të ishte me afër. Tirana e meriton vendin e parë, por ka edhe gjysmën e kampionatit, kështu që do të jetë jashtëzakonisht e përqendruar në vazhdimësi, duke menduar të shmanget ndonjë gabim, ose të njëpasnjëshëm që do të jetë shumë e vështirë të jetë njëlloj me atë që bëri Vllaznia vjet. Tirana është skuadër në gjendje të mirë, skuadër e ekuilibruar, fanella ka të bëjë me personalitetin e skuadrës.
Kur kam drejtuar, nuk kam qenë për ndryshime të shumta, por me çfarë kam parë në distancë, nuk ka ndryshime të shumta. Po ato skuadra do të jenë, me çfarë shoh. Janë munduar disa ekipe të plotësojnë boshllëqet, por them nuk do të jenë lojtarë bazë. Për shembull Tirana nuk ka lëvizje, është po ajo skuadër, De Silva është një afrim i rëndësishëm, është parë cilësia e tij, por ndryshon niveli i ekipeve, duket që nuk ka gjendjen e duhur dhe një ardhje pas dëmtimit të Ngo është mëse normale. Nuk quhet lëvizje e shumtë, se Tirana ka bazë atë formacion që kishte në pjesën e parë të edicionit.
Tani Laçi e fillon pa Lushkjen, por ka pasur bazën e verës, është formacioni tip, nuk ka asnjë presje më shumë. Ka alternativa, por largimi i Lushkjes ndikon se është lojtar me 5-6 vite kontribut te Laçi dhe në mënyrë të lojës ishte ingranuar mirë me të tjerët, është largim shumë i rëndësishëm. Por ekipi ka alternativa se është i kompletuar në të gjitha aspektet. Vllaznia nuk ka ndryshime, është ajo skuadër e gjysmës së parë, bilës ajo që vlen është se duhej të ishte në vendin e parë. Vllaznia që ka pasur të njëjtën skuadër me edicionin e kaluar, ka katër prurjet që janë lojtarët më të mirë: Dianje, Hakaj, Latifi e Aralica. Nuk kanë pasur nevojë të ambientohen se ishin më të mirët, ndaj rezultatet duhej të ishin më të larta. Por ta shohim si do të reagojnë në vijim.
Te Kukësi jemi te kuadri do shohim, dihen vlerat e Shkurtajt, por jam në dyshim për arsye sepse koha e gjatë që nuk është aktivizuar, ndonjë dëmtim mund ta penalizojë. Nëse ai vjen në formën e tij, është lojtar patjetër me shumë vlera, Gligorov është me përvojë, ka qenë të Vllaznia, por them që Kukësi kishte shumë alternativa në krahun e djathtë. Unë nuk jam që të heqësh lojtarët e tu si Dragoshi e Peposhi, kur ke alternativa që janë pronë e klubit, duhet t?i japësh dorë. Pëllumbi është paraqitur mirë te Skënderbeu, nuk ka luajtur në Kroaci dhe është regres kthimi mbrapa. Unë nuk jam për huazime të shumta. Mund të marrësh ndonjë lojtar që bën diferencën.
Partizani është në një situatë shumë në lëvizje, nuk i jap dot përgjigje tani pasi ka largime të shumta e afrime, por them që afrimet që duken, janë lojtarë që kanë qenë të Partizanit apo kampionatit e janë kthyer, kanë bërë mirë. Bitri bën paraqitje shumë të mira, më pëlqen jashtë mase aktivizimi i Sotës, një nga qendërmbrojtësit që nuk u aktivizua shumë në pjesën e parë. Skuka nuk ka kosto të lartë financiare, por hyn në planet e skuadrës, ka bërë paraqitje të mira. Problemi i Kallakut është pak i veçantë se Partizani në këto momente është jashtë loje, është jashtë objektivave në kampionat. E kishim thënë që duhet të fitojë të gjitha ndeshjet që të luftojë për katërshen e parë, por me gabimet e tanishme që la pesë pikë, duhet të respektojë kampionatin. Unë nuk jam për këtë që Kallakun e merr për dy muaj, se ia përgatit skuadrës që e ka dhënë. Partizani ka vetëm një objektiv, një ndeshje me Dinamon, se nëse eliminohet deri në maj aktiviteti ka mbaruar. Ardhja e Bitrit është pozitive, dje më ka bërë përshtypje të mirë. Edhe Hadroj ka luajtur jashtëzakonisht mirë dje, luan shumë pozicione, lëvizje jo me kosto të lartë. Pashë ndryshimin me brazilianin dhe diferenca ishte e madhe. Unë nuk jam që të flas për të huaj në këtë situatë, është vetëm Denison i Dinamos i huaj që e njoh që nga Kosova, por te të tjerët nuk shoh ndonjë lojtar që bën diferencën.
Te Dinamo është i njëjti formacion dhe e kam thënë nuk i meriton këto pozicione. Kanë ardhur lojtarë si Lilaj që dihet kush është dhe Denison që ka hyrë mirë në lojë. Kam dyshime për Rexhinaldon, se ka luajtur tre ndeshje dhe nuk është në formë, shihet se ka ardhur me mungesë loje dhe ndaj them që lojtarët e huaj nuk duhet të merren gjatë janarit.
Hebaj ka qenë i Teutës, është lojtar që njihet në kampionatin shqiptar, është lojtar me cilësi, të shohim sa do të ndihmojë, nuk është lojtar i panjohur për ambientin e futbollit shqiptar. Sigurisht, Teuta përsëri nuk ka shumë ndryshime. Hykën momentalisht do e shohim, jam kurioz edhe unë se dihen raportet që kam, por jam pak skeptik se ka 15 muaj që nuk luan dhe këto janë të rëndësishme sidomos në këtë moment që skuadra do një ndihmë. Sa të marrë veten, përfundon kampionati.
Kush janë afrimet e spikatura? Dy lojtarët e Dinamos e thashë që janë emra që spikatin më shumë, por skuadrat nuk kanë bërë lëvizje. Tirana ka afruar De Silva që nuk është lojtar për formacion stabël, jam i bindur se me mënyrën se si luan Tirana me Xhixhën e Seferin, do këtë pak hapësira. Patjetër që Shkurtaj është blerja cilësore, por jam me rezerva.
Bilanci i pjesës së parë të sezonit? Kam mendimin që Tirana është me mëritë në vendin e parë, i kam ndjekur të gjithë ndeshjet e Tiranës dhe është skuadër e ekuilibruar, kompakte, nuk pëson gola, shënon 1-2 gola, dhe më shumë këtë radhë, i ka të gjithë parametrat. Është skuadër që ndryshon nga ndeshja në ndeshje, nuk është strikte e skemave, pra trajneri Shehi i ka përgatitur ndeshjet jashtëzakonisht mirë. Luan po ajo 11-she por vendos ekipin në varësi të kundërshtarit. Fitorja me Kukësin është meritë absolute e Tiranës dhe stafit për mënyrën se si kishin përgatitur ndeshjen, ishte skuadër që nuk la hapësirë për organizim Kukësit dhe gjithmonë me veprime të sakta dhe pasime vertikale, me kombinacion, bëri të arrihet kjo fitore. Por nga ana tjetër, përgatitja e ndeshjes e Kukësit, nuk ishte studiuar mirë. E ka filluar keq, ka një mënyrë loje që e shohim që luan me qarkullim topi nga portieri, me organizime loje individuale, Dinamo e Tirana i bënë presion lart, neutralizuan Taipin, ishte fitore taktike e në atë ndeshje mund të pësonte më shumë gola. Nuk mund të luash me mbrojtje lart me sulmues si Seferi e Xhixha, u pa të goli i dytë e i tretë hapësira, duhet të jesh kompakt e taktik se ndeshjet caktohen me episode të veçanta, jo me shthurje si Kukësi në këto ndeshje.
Çdo gjë e ka në dorë Tirana, ka një diferencë të konsiderueshme me Vllazninë dhe Kukësin, pak më pak me Laçin. Ka tre ndeshje që në letër i ka më të lehta. Nëse Tirana merr maksimumin në këto tre ndeshje, Laçi përballet me Vllazninë, Kukësi i ka më të forta ndaj në këto momente Tirana ka kampionatin në dorë. Nëse Tirana merr maksimumin në këto tre ndeshje, do të jetë e pakapshme, gjithmonë në letër, se edhe gjendjen morale e ka, edhe psikologjike. Plus në Tiranë ka mbështetje të mirë tifozësh.
Edhe për mbijetesë janë skuadër të forta, nuk fitohet lehtë. Me 11-metërsh fitoi Vllaznia me Kastriotin. Janë skuadra të ekuilibruara, edhe Egnatia është forcuar shumë me lojtarë cilësorë. Dinamo duhet të frikësohet patjetër, fitorja jep qetësi. Fitore qetësie mori Teuta që u ngjit, por bashkë me Partizanin duhet të shohin poshtë se katërshja e parë është shumë e vështirë për t?u arritur?, tha Duro.
Janë luajtur pesë ndeshjet e fushatës kualifikuese të Botëro...
Skënderbeu u mund sërish nga Teuta, kësaj here në kampionat ...
Armando Broja do të ketë të ardhme në Angli, e për më tepër ...
Partnerja e sulmuesit të Manchester United mori kamerat e Ne...
Paolo Dybala mbetet ende në udhëkryq, edhe pse u mendua se g...
Arlind Ajeti është rikthyer të jetë sërish protagonist.Mbroj...
Shqipëria do të luajë një miqësore me Gjeorgjinë më 29 mars,...
Shqipëria do të organizojë Kampionatin Europian 2022 të pesh...
Aubamejang është shumë afër të qenit një lojtar i Barcelonës...
Një humbje e turpshme ajo e PSG nga Nice në Kupën e Francës....
Ishte një nga ato transferime “alla” anglezësh, nga ato që t...
Skuadra e Skënderbeut po rrezikon seriozisht këtë vit rënien...
Dinamo ka prezantuar 2 afrimet që ka bërë në ditën e fundit ...
Sulmi kuqezi ka qenë në qendër të merkatos dimërore të këtij...
Arbër Mehmetllari është lojtari më i ri i Dinamos. Skuadra e...
Merkato e janarit për Serie A ka përfunduar dje në orën 20:0...
Kategoria Superiore mbylli zyrtarisht merkaton. 10 skuadrat ...
Tashmë është zyrtare, Myrto Uzuni është lojtari më i ri i Gr...
Myrto Uzuni zyrtarisht nuk është më lojtar i Ferencvarosh! T...
La Liga ka injoruar flamurin e Kosovës! Transferimi i Vedat ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...