Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, i ka drejtuar një mesazh qytetarëve, për më shumë bashkëpunim, mbështetje dhe besim të ndërsjellë.
Në mesazhin e tij, Gledis Nano thekson se Policia e Shtetit është angazhuar me të gjithë kapacitetin e saj njerëzor dhe logjistik për t?u përballur dhe për të goditur me vendosmëri krimin e organizuar dhe çdo dukuri, grupim apo ata individë që lidhen ose janë pjesë e integruar e krimit në përgjithësi.
Po ashtu, ai shprehet se kjo përballje është luftë pa kthim e pa kompromis, për të arritur rezultatin që e presim bashkërisht: një jetë të denjë për të gjithë dhe ndaj të gjithëve.
Mesazhi i plotë:
Të nderuar bashkëqytetarë,
Ju që në përditshmërinë tuaj, mundoheni me ndërgjegje dhe përgjegjësi qytetare të ndërtoni një jetesë të ndershme për veten dhe familjet tuaja.
Me anë të këtij mesazhi, dua t?ju shpreh falënderimin dhe nderimin më të lartë të gjithëve ju që mbeteni mbështetja dhe vlerësuesi më i drejtpërdrejtë i veprimtarisë së Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit është angazhuar me të gjithë kapacitetin e saj njerëzor dhe logjistik për t?u përballur dhe për të goditur me vendosmëri krimin e organizuar dhe çdo dukuri, grupim apo ata individë që lidhen ose janë pjesë e integruar e krimit në përgjithësi. Kjo përballje është luftë pa kthim e pa kompromis, për të arritur rezultatin që e presim bashkërisht: një jetë të denjë për të gjithë dhe ndaj të gjithëve.
Një shoqëri e çliruar nga çfarëdolloj paragjykimi apo kompleksiteti është ajo shoqëri që mbetet në çdo kohë e angazhuar përkrah organizatave ligjzbatuese dhe Policisë së Shtetit. Nëse do të besojmë pa mëdyshje tek njëri-tjetri, ju sigurojmë pa asnjë hezitim, se rrugët e krimit do të jenë gjithmonë e më të rrezikuara, pavarësisht se krimi mundohet të gjejë shtigje, forma dhe mënyra më të sofistikuara për të mbijetuar.
Analizat e punës që zhvilluam në çdo qark të vendit, nuk kishin aspak për qëllim radhitjen e sukseseve dhe trumbetimin e tyre si triumfe ose propagandë deliruese nëpër media, por nxjerrjen në pah të mangësive, me qëllim ndreqjen e tyre, gjetjen e metodave më rezultative për të goditur krimin, me të gjithë fuqinë që na jep ligji, si edhe rikonceptimin e qasjes ndryshe dhe të një marrëdhënieje të re me qytetarët nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit.
Ndaj le të shfaqemi gjithmonë e më të shumtë në numër, duke rritur shkallën e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për rrjedhojë më të bashkuar në kauzën që na përfaqëson bashkërisht, duke i dhënë frymë dhe energji pozitive përmbushjes së qëllimit tonë të përbashkët, me objektiv kryesor mbrojtjen e jetës.
Bashkërisht jemi një forcë madhore që në emër të së drejtës për të ndërtuar jetën që meritojmë, shndërrohemi në një potencial të tillë që dobëson e kthen në rrënojë, çdo portë a strehë ku ka zënë vend pamja më e papranueshme për shoqërinë tonë, kriminaliteti, kjo dukuri të cilën vizioni ynë i përbashkët, nuk do ta njohë dhe ta pranojë si një nga gjymtyrët që kërkon të na zhvendosë drejt së ardhmes.
Faleminderit!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Gledis Nano./CNA.al
Ministrja e Edi Ramës, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje...
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ka fina...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka kom...
Në Gjykatën Kushtetuese po vijon për seanca mbi kërkesën e K...
Gazetari Armir Shkurti ka komentuar koalicionin e Komisionit...
Para disa ditësh, denoncuam me fakte përfshirjen e zyrtarëve...
Kryebashkiaku socialist i Matit, Agron Malaj ka qenë komanda...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e këshillatrit ligjo...
Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duk...
Partia e Lulzim Bashës ka reaguar pas lajmeve për zyrtarizim...
Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar me t...
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka paraqitur sot kërkesën në K...
Ditën e dielë u bënë publikë emrat e kandidatëve të rithemel...
Lulzim Basha ka nxjerrë një tjetër grua sot në podium për t’...
Komisioni i Rithemelimit të PD-së, ka zyrtarizuar marrëveshj...
Presidenti Ilir Meta ka kërkuar sot dorëheqjen e trupës gjyk...
Ish presidenti Bujar Nishani deklaron se me 6 mars do t’i je...
Deputetja e Lulzim Bashës, Grida Duma së fundi ka ironizuar ...
Komisioni i Rithemelimit ka publikuar sot logon e koalicioni...
Marrëdhënia mes kryeministrit Edi Rama dhe LSI, ndër vite ka...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...