web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilllimi Kombëtar/ Rama zbulon shifrat, ja sa qytetarë kanë plotësuar formularin

1 Shkurt 2022, 16:37, Aktualitet CNA

Këshillimi Kombëtar është një nismë e re e qeverisë, e  gjetur për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe halleve të tyre.

Përmes pyetësorit, qytetarët do të kenë mundësinë të tregojnë se cilat janë problematikat që i shqetësojnë.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije shifrat se sa qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar.

?SUPER

81,295 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar , 64,037 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës https://keshillimikombetar.al dhe mbi 17,258 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar?

Faleminderit të gjithëve me garancinë se opinioni i juaj do të dëgjohet me respekt.

#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë?, shkruan Rama./A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga