Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Mediat janë blerë, janë shitur, janë korruptuar. Janë sjellë si palë me një kompani që zyrtarisht përfaqëson korrupsionin e koncesionit të inceneratorëve.
Pronarët e kompanisë janë në kërkim, ndërsa ditë pas dite CNA.al ka publikuar një pjesë të faturave, të pagesave që Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë bërë ndaj mediave në Shqipëri.
Së pari doli Irfan Hysenbelliu, me News 24-en e tij. Më pas Carlo Bollino, më tej Baton Haxhiu, por edhe gazetarët e Top Channel.
Autori i Top Story, Endrit Habilaj, i cili sumonte kompanitë e pastrimit dhe ndërtonte emisione në funksion të parave që duhet të shkonin tek kompanitë e inceneratorëve.
Në tre kompani, dy prej të cilave rezultojnë me adresë në Top Channel. Faktet tregojnë çfarë ka bërë Habilaj dhe si ka ngritur kompani me emra të ngjashëm me mediat e Top Channel, siç është Gazeta Shqip apo Top News, duke i tjetërsuar në një “Infinit Communitacion” më pas, apo Vox Tv. (Lexo këtu)
Janë paguar edhe në 2020, janë paguar dhe më parë. Janë paguar edhe pasi CNA.al ka publikuar këto dokumenta.
Pra, në muajt në vijim.
SPAK ka në dorë tashmë dosjen e inceneratorëve. Jo gjithçka mund të ngelet tek ish-ministri Lefter Koka dhe tek xhepat që u gjetën lekët e tij.
Janë mediat që janë blerë.
Për çfarë duhet të reklamojë një landfill? Një kompani që bën përpunim mbetjesh? Cilat janë arsyet?
Është monopol në treg, nuk ka nevojë për reklamë.
A mund të kishte disa publikime në lidhje me situatën sepse po denonconte Opozita? Apo një muaj reklamë? Patjetër.
Por, pagesat e përmuajshme, me dhjetëra mijëra euro. Qindra mijëra euro në vit, dhënë për mediat kryesore në vend, për gazetarët kryesorë në vend, tregojnë se monopoli i landfillit, siç është koncesioni i trajtimit të mbetjeve në kryeqytet, ku duhej të ndërtohej incenerator, por incenerator nuk ka, ka paguar mediat thjeshtë dhe vetëm për t’i pasur si klientelë në shërbim.
Që ata të mos flisnin për këtë skandal, që të paktën fillon me 128 milionë euro kontratë koncesionare. Pa shkuar më tej tek dhjetëra milionë euro, apo qindra të tjera që do të vinin si përfitime nga përpunimi i këtyre mbetjeve.
SPAK ka në dorë sot jo vetëm dosjet e ish-ministrit Koka apo ka shpallur në kërkim drejtuesit e kompanisë, apo kompanive që kanë ndërtuar inceneratorin e Elbasanit, pasi në Tiranë ende nuk kanë ardhur.
Por, kanë në dorë çdo dokument që tregon sesi me skema të caktuara janë ndërtuar kompani, për t’u marrë para, nga njerëzit e medias.
E në rast se Lefter Koka kishte kompani për të mbushur xhepat dhe këtë e kapi SPAK-u, tashmë janë edhe gazetarët të kapur.
Në rastin e Habilajt janë tre kompani që marrin para sistematikisht nga inceneratorët.
Irfan Hysenbelliu merr nëpërmjet News 24, apo kompanive brenda saj, shuma marramendëse, qindra mijëra euro në vit. Dhe jo vetëm atje.
Pagesa merr edhe Baton Haxhiu.
Pagesa merr edhe Carlo Bollino.
CNA.al do të sjellë ditë pas dite çdo dokument që disponon. Me fakte të pakontestueshme, për t’iu thënë të vërtetën qytetarëve, të cilët duhet të mësojnë se kush është klientela e inceneratorëve. Klientela e taksave të shqiptarëve, të firmosura me kontrata koncesionare me 178 milionë euro. Por që në vlera reale të tregut mund të shkojnë edhe në 430 milionë euro.
E këto janë para të taksave të shqiptarëve. Janë para të bizneseve të shqiptarëve, të cilat kompanitë e inceneratorëve i marrin nga shteti dhe pastaj nëpërmjet disa miliona eurove buxhet, i shpërndajnë nëpër media, që këto të fundit të heshtin, që të bëjnë propagandën e tyre. Të mos jenë në krah të qytetarëve, të mos jenë në krah të taksave të tyre, tëmos denoncohet skandali dhe korrupsioni i dosjes së inceneratorëve, por duke dhënë reclama tek Irfani & Co, tek mediat klientelë e pushtetit, atëherë gjithçka do të shitet e bukur. Si propaganda në diktaturë. “Sa të lumtur jetonin në mjerim”.
Kështu është dhe propaganda e sotme e inceneratorëve që paguan me miliona euro propagandën për të thënë se korrupsioni, skandali i inceneratorëve është një gjë e mirë për shqiptarët, të cilët edhe pse të varfër duhet të paguajnë nga xhepat e tyre qindra milionë euro për kompani koncesionare inceneratorësh dhe më pas këto para t’i ndajnë me klientelën mediatike dhe propagandën./CNA.al
Qindra milionë lekë nga inceneratorët/Dy kompanitë e Endrit Habilajt në godinën Top Channel
DOKUMENTI-Inceneratorët “blenë” edhe Irfan Hysenbelliun/ Qindra milionë lekë për kompanitë e tij
Dokumentet ekskluzive/ Kompanitë e inceneratorëve, qindra milionë lekë për Carlo Bollinon
Inceneratorët blenë mediat/ Miliona euro për televizione, portale dhe gazetarë
Miliona për “mercenarët mediatikë”/ Zbardhen pagesat e inceneratorëve për Baton Haxhiun
Deputeti demokrat Luan Baçi ka folur për situatën në PD pas ...
Gazetari Bledian Koka duke komentuar protestën e së shtunës,...
Anëtari i Komisionit të Përkohshëm për Rithemelimin e PD, Li...
Gazetari Bledian Koka duke komentuar zhvillimet në selinë e ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një koment n...
Sociologu i Lulzim Bashës, i cili mban veten si “shkencëtar ...
8 janari 2022 do të shënohet në historikun e politikës si di...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se nuk do të ...
Gazment Bardhi, paturpërsisht doli dhe akuzoi demokratët për...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka dhënë një “shup...
Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Selin e ...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka publikuar një foto, që sipas...
Sekretari i përgjithshëm i FRPD Grigels Muçollari ka “shpërt...
Ish presidenti Bujar Nishani, ka nxjerrë foton e një demokra...
Analisti Mustafa Nano ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Ra...
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Gent Strazimiri ka reag...
Nadire Meçorapaj, ish-deputete e PD në Vlorë ka reaguar për ...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha, ka publikuar pamje nga pr...
Xhamat në katin e parë të selisë së PD nuk u thyen nga demok...
Ish deputeti i PD Bradh Spahia u shpreh se rreth 25 demokrat...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...