Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Enver Bytyçi
Dy burra të maskuar para 22 vjetësh më 14 dhjetor 1998 hynë në lokalin ?Panda? në Pejë dhe vranë gjashtë nxënës të shkollës së mesme. Të gjashtë ishin të kombësisë serbe. Njëzet vjet më vonë, në vitin 2018, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, u detyrua të pranojë se ajo vrasje ishte inskenuar dhe realizuar nga sigurimi i Serbisë, me qëllim që të fajësonin shqiptarët për të. Ishte koha kur lufta në Kosovë kishte nisur dhe serbët kërkonin alibinë për t’u viktimizuar e për të jafësuar viktimën e tyre.
Një skenar i tillë u përsërit të shtunën e djeshme nga Lulzim Basha. Por ai e kopjoi si nxënës i keq mësimin serb të vetëviktimizimit. Ai shkatërroi zyrën e tij, theu kompjuterat, tavolinat, karriket, grisi libra, me qëllim që të fajësojë protestuesit demokratë kundër tij. Ndërkaq asnjë protestues nuk mundi të ngjitet në katin e dytë e për pasojë të hynte në zyrën e Lul Bravës! Dyert e blinduar në katër seksione dhe ndërhyrja e policisë së shtetit nuk lejuan që demokratët e revoltuar nga Luli të ngjiten deri në katin e dytë e te zyra e tij.
Luli përdori kamikazë që qëllonin me gurë, xhama të thyer, karrike e shkopinj mbi protestuesit poshtë tyre. Ishte një pamje trishtuese se si këta terroristë të paguar nga Lul Basha përgjakën protestuesit poshtë zyrës së së këtij të fundit. Ishin 12 të gjakosur e të viktimizuar nga protestuesit që kërkuan ndihmë mjekësore. E megjithatë deri tani shohim se policia ka fajësuar dhe arrestuar viktimat për dhunën që shkaktuan terroristët e Bashës nga zyra e tij.
Shqiptarët kanë shumë shpresë se së paku prokuria do të sqarojë të gjitha faktet, e do të gjejë të gjithë autorët e këtij krimi që përfundoi me gjakosjen e demokratëve protestues te selia e Partisë Demokratike. Kryebanditi i viktimizuar i kësaj skene të dhunshme të së shtunës është Lulzim Basha, ndërsa ndihmësi i tij më i afërt është Gazmend Bardhi! Merrni në ndjekje penale këta të dy dhe do të dalë e vërteta në shesh! Mjafton të mos manipulohen provat e të mos fshihen ato! Eshtë koha që të demaskohet mashtrimi i viktimizuesve të sojit serb!
Por jo vetëm këta. Duhen marrë në pyetje të gjithë deputetët që i bënin shoqëri Lulzim Bashës. Duhet pyetur gjithashtu Agron Gjekmarkaj pse iku para të tjerëve nga selia e Partisë Demokratike! Ka diçka me të cilën ai nuk është pajtuar e nuk mund të pajtohej! Unë them se duhet marrë në pyetje gjithashtu miku im Flamur Hoxha, për të cilin jam i sigurt se është ndjerë i trishtuar me zbatimin e atij skenari nga ana e Lulzim Bashës. Thjesht për të marrë vesh nëse kjo që them unë është ose jo e vërtetë! Por kurrë nuk besoj se zoti Hoxha nuk do të ndjehej i trishtuar nga ajo që ndodhi dhe bënë kriminelët e katit të dytë të Partisë Demokratike nën drejtimin e Bravës dhe Bardhës!
Duhet pyetur Grida Duma, pse shoqërohej me pesë bodigardë, kush i paguan ata dhe kush e kërcënon atë! Duhet pyetur roja i dorëhequr, Pëllumb Matraku, sepse ka dëshmuar se në seli ka armë dhe se donin ta bënin viktimë të skenarit të dhunës së tyre! Duhen arrestuar të gjithë personat që ishin në katin e dytë dhe ushtruan dhunë kundër protestuesve, se pse ishin në vendngjarje dhe kush i komandonte ata, se ku e morën gazin lotsjellës dhe kush u dha urdhër për përdorimin e tyre. Duhen ekzaminuar të gjitha armët që janë përdorur në atë skenë krimi të katit të dytë të Partisë Demokratike!
Duhen gjurmuar dhe zbuluar lidhjet e këtyre kriminelëve në mbështetje të Lulzim Bashës më mafien dhe krimin e organizuar, si dhe motivet që i kanë shtyrë të vihen në dispozicion të kryekriminelit Lulzim Basha e ndohmësit të tij Gazmend Bardhi! Përdoruesi i gazit të paligjshëm ka një furnitor dhe ka një tutor. Kush janë këta?
Opnioni publik pret nga prokuroria që të ndriçohet gjithçka dhe roli i gjithëkujt, i organizatorëve dhe ekzekutorëve, i mercenarëve dhe pagatorëve, i Lulzim Bashës e Gazmend Bardhit, si dhe i Gosturanëve e deri te roli i të përdorurve të tjerë ish-drejtorë të Lulzim Bashës në ministritë dhe Bashkinë e Tiranës, poste të cilat atij ia bëri dhuratë Sali Berisha!
Viktima e vërtetë e ditës së shtunë nuk ishte Lulzim Basha, ishin demokratët, të cilët e shkarkuan atë! Prandaj dhe imitimi i eksperiencës serbe si alibi për t’u vetëviktimizuar është imitim i dalë boje!
Ish-deputeti Lefter Maliqi në një reagim në lidhje me protes...
Kryeministri Edi Rama, i cili i erdhi në ndihmë kryetarit të...
Ish-kryetari i anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD, Edvi...
Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në rrjet...
Pas paktit me kryetarin e shkarkuar Lulzim Basha, për të dhu...
Lulzim Basha i rrethuar nga banditë të armatosur përgjaku dj...
Analisti Andi Bushati ka ironizuar kryetarin e shkarkuar Lul...
Nga Skënder MulliçiGjithmonë njeriun e fascinojnë njerëzit q...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha është s...
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmataj, n...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim po kthehet në Tiranë, pas fes...
Aktori Julian Deda ka deklaruar se në protestën e një dite m...
Lulzim Basha dje paturpërsisht sulmoi dhe dhunoi demokratët....
Kush e njeh sadopak shtetin kupton një gjë: një parti politi...
Aktivistja Elona Caslli ka komentuar dhunën e ushtruar një d...
Një ditë më parë, demokratët protestuan para selisë blu, për...
Një ditë më parë, demokratët zhvilluan një protestë para sel...
Deputeti Flamur Noka në një deklaratë për mediat është shpre...
Provokimi i eksponentit të PD Roland Bejko ndaj protestuesve...
Ekspertja e Komunikimit dhe drejtuesja e emisionit Now Erla ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...