web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rubin Hebaj del në stërvitje me ekipin e Superligës shqiptare

3 Janar 2022, 14:36, Sport CNA

Skuadra e Teutës ka gjetur shumë shpejt zëvendësuesin ideal të Pepi Gjorgiev i cili u largua nga durrsakët pas pjesës së parë të sezonit. Në radhët e kampionëve  në fuqi është kthyer përsëri një futbollist i cili ishte pjesë e kësaj skuadre në edicionet e kaluara, shkodrani Rubin Hebaj.

Futbollisti ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës që nga janari i viti të kaluar dhe me kuqezinjtë fitoi titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Por pas kësaj eksperience, teksa nuk gjente hapësirat që dëshironte në sezonin aktual, Hebaj ka bërë prapakthehu, duke iu bashkuar përsëri durrsakëve.

Hebaj ka dalë menjëherë në stërvitje sot nën urdhrat e stafit teknik të durrsakëve.  Nesër do të bëhet edhe prezantimi i tij zyrtar si përforcimi i skuadrës për pjesën e dytë të sezonit.





Lajmet e fundit nga