web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luajti me Laçin dhe Kukësin në Shqipëri, Obanor bëhet me ekip të ri

2 Janar 2022, 16:29, Sport CNA

Mbrojtësi nigerian, Erhun Obanor, u bë i njohur në Shqipëri, pas aventurave te Laçi dhe te Kukësi.

Në 6 muajt e fundit, lojtari ishte pjesë e Istra në Kroaci, ndërsa së fundmi ka ndryshuar sërish ekip.

26 vjeçari ka gjetur akordin me Paeek Keryneia në ligën e parë qipriote, duke u prezantuar te këta të fundit. Ish-kapiteni i moshave të Nigerisë nis një tjetër aventurë, ndërsa me herët ka luajtur edhe në Gjermani me Greuther Furth.





Lajmet e fundit nga