Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pak kohë më parë siluetat e vendosura nga Organizata Botërore e Fëmijëve UNICEF në Qendrën Historike të Gjirokastrës mbartnin sejcila nga një mesazh: atë të viktimavë të dhunës ndaj fëmijëve.
Vetëm për vitin 2021, Bashkia e Gjirokastrës ka menaxhuar 31 fëmijë në nevojë për mbrojtje, tre prej të cilëve raste të dhunës dhe 4 raste me fëmijë të larguar nga familja.
Në Qarkun e Gjirokastrës që përfshin edhe Tepelenën dhe Përmetin nuk kanë munguar këtë vit edhe incidentet e rënda me persona të akuzuar për ngacmime dhe dhunë seksuale ndaj fëmijëve.
Drejtoresha e Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore në Bashkinë e Gjiroakstrës, Albana Allushi thotë se në dy raste të kohëve të fundit policia ka arrestuar bashkëjetuesit dhunues të fëmijëve, ndërsa 10 raste të tjera janë ndjekur në qendrën e posaçme kundër dhunës që funksionon në këtë bashki.
?Ka ardhur në rritje numri i denoncimeve dhe ajo që evidentohet është numri i lartë i denoncimeve që vijnë edhe nga zonat rurale. Duke iu referuar përbërjes së rasteve ajo që shihet është se ato evidentohen në familje me nivel të ulët ekonomik dhe arsimor”, thotë ajo.
Ndërsa Diana Haxhiaj, koordinatore e sektorit kundër dhunës në Policinë e Gjirokastrës thotë se në bashkëpunim me njësitë arsimore policia po i ndërgjegjëson si fëmijët edhe shtresat e tjera të popullsisë për denoncimin e rasteve.
“Këto aktivitete janë shtrirë kryesisht në grupmoshat në shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme të të gjithë Qarkut të Gjirokastrës. Për hir të së vërtetës dhuna ka qenë prezente edhe më përpara por për shkak të ndjeshmërisë, për shkak të turpit që mbartin vetë disa vepra penale, për shkak të frikës, rastet nuk janë denoncuar. Për këtë Policia e Shtetit organizon herë pas here aktivitete ndërgjegjësuese bashkëlidhur gjithë aktorëve të tjerë si arsimi, qeverisja vendore dhe vetë prindërit për t`u njohur me ndryshimet dhe për të parë interesin më të lartë të fëmijës, sepse kjo është pasqyruar dhe tek këto ndryshimet e fundit ligjore”, thotë Diana Haxhiaj.
Policia ka tani një qendër të posacme të intervistimit të fëmijëve në rastet e denoncimeve të dhunës ndaj tyre. Herë pas here thotë zonja Haxhiaj kryhen trajnime për specialistët e sektorit nisur edhe nga përmirësimet e fundit ligjore.
“Ka një sektor që fillon në qendër, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit sic është Sektori Kundër Dhunës dhe Mbrojtjes së të Miturve dhe është e shpërndarë në gjithë drejtoritë vendore. Për shkak të ndryshimeve në legjislacionin shqiptar si Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve apo procedurat standarte për shumë vepra që lidhen me këtë kategori Policia e Shtetit organizon trajnime me specialistët në këtë sector, të dedikuara vetëm për dhunën tek fëmijët”, thotë Diana Haxhiaj.
Sipas të dhënave zyrtare pandemia e koronavirusit ka rritur varfërinë e fëmijëve dhe ulur cilësinë e arsimit ndërkohë që në Shqipëri statistikat e kësaj periudhe flasin edhe për rritjen e rasteve të dhunën në familje.
Zonja Allushi thotë se shumica e rasteve të fëmijëve të dhunuar evidentohen pikërisht në këto familje.
?Ajo që evidentohet më shumë është numri i fëmijëve që janë ekspozuar ndaj dhunës si rezultat i konfliketve që lindin mes prindërve në familjet e tyre. Për këtë arsye në një qendër të posaçme të hapur nga Bashkia në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë prej vitti 2019 ofrohet shërbim psikologjik, shërbim ligjor dhe zhvillohen me fëmijët, viktima të dhunës, edhe aktivitete të ndryshme”, thotë zonja Allushi.
Sipas Raportit të Prokurorit të Përgjithshëm për Kriminalitetin, në Shqipëri gjatë vitti 2020 u regjistruan 48 procedime për keqtrajtim të të miturve nga 27 që ishin regjistruar në vitin 2019, me një rritje prej rreth 78%.
Edhe këtë vit shifrat paraprake flasin për ritje të dhunës ndaj të miturve.
Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar ndërveprim të institucioneve përgjegjëse për trajtimin e fëmijëve që dhunohen./voa
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është shprehur ...
Ashtu siç e ka pasur në histori traditë Top Channel, sot ka ...
Gazetarja e njohur Anila Hoxha ka rrëfyer jetën e vështirë t...
Vëlla e motër janë përballur sot në rubrikën “Shihemi në Gjy...
Kreta është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.9 të shkal...
Ministrja e Austrisë për Evropën, Karoline Edtstadler i ka b...
Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së djeshme kanë sj...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar sot...
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka ndërmarrë në total 30 ma...
Një fëmijë më pyeti: ” Po zemra rri gjithmonë në të njëjtin ...
Pavarësisht pandemisë dhe masave kufizuese, festat e fundvit...
Tashmë në Shqipëri askush nuk ka asnjë gjë të fshehtë. Të dh...
Skandali me publikimin e të dhënave personale vijon të mbete...
Terminali i ri i Kurbinit po shkon drejt përfundimit. Lajmin...
Deputeti i PD-së Luan Baçi ka folur për protestën e 8 janari...
Së bashku me Papa Françeskun meshën e Krishtlindjes e kremtu...
Gazetari Artan Hoxha, ka thumbuar dhe ironizuar kryebashkiak...
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Ana...
Festa e Krishtlindjes ka bërë që Korça të kthehet në qytetin...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...