web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrogat e majme në media/ Sa paguhet “kamikazi” i Ben Blushit

23 Dhjetor 2021, 18:38, Aktualitet CNA

Publikimi i të dhënave personale nxorrën zbuluar ?zengjinët? në median shqiptare.

Ditën e djeshme mediat publikuan pagat e ?çmendura? të analistëve dhe gazetarëve në vendin tonë, ndërsa sot, po tregojmë se sa shkon rroga mujore e “kamikazit” të Ben Blushit, Endrit Habilaj.

Ky i fundit, i cili ka qenë në disa media në vend, prej disa vitesh është pjesë e ?Top Medias?.

Habilaj është administratori i gazetës Shqip, një gazetë tashmë e falimentuar që as në treg nuk del më. Por pavarësisht kësaj, kamikazit të Blushit, nuk i mungojnë të ardhurat e majme në një vend të varfër si Shqipëria.

Në databaze-n e publikuar Habilaj figuron me postin e gazetarit dhe rroga e tij mujore arrin në 3 milion e gjysëm lekë. Por ai nuk ka vetëm një rrogë. Duke iu referuar databaze-it që po qarkullon Habilaj është i regjistruar si gazetar edhe në Vox Tv ku merr një pagë mbi 1 milion lekë.

Vox Tv është televizioni Top News, por që ka ndryshuar emrin në QKB.

Paga e tij, figuron të jetë madje më e lartë se politikanët, por edhe mjekët apo specialistë të tjerë të fushave të ndryshme.

Nuk dihet se nga burojnë gjithë këto lekë, që po pasuron me shpejtësi një pjesë të konsiderueshme të ?lëpirësve? në media./CNA.al

Afera korruptive e inceneratorëve/ Mercenari i Ben Blushit, dje i akuzonte, sot i bën avokatinë





Lajmet e fundit nga