Politikë
Afera korruptive e inceneratorëve/ Mercenari i Ben Blushit, dje i akuzonte, sot i bën avokatinë

Inceneratorët kanë qenë së fundmi një ndër temat “më të nxehta” dhe më të bujshme pasi janë një PPP e shumë akuzuar nga media dhe opozita.
CNA.al është një nga mediat që ka publikuar dhjetëra dokumenta dhe fakte në lidhje me këta inceneratorë ku pronarët e tyre kanë krijuar me kompani të tjera ortakëri me pronarë dhe drejtues mediash.
Tre vitë me parë është çështja e inceneratorëve është trajtur në emisionin e Ylli Rakipit “Të pa ekspozuarit” në News 24.
Gazetari i cili përgatiste emisionin “Të pa ekspozuarit” në atë kohë ka qenë Endrit Habilaj. Përmes një kronike të transmetuar në këtë emision renditeshin fakte kundër inceneratorëve.

Në këtë kronikë tregohet sesi kompania ”Albtech Energy shpk” u shpall fituese e një gare pa konkurrencë me vlerë 22 milionë euro, vetëm në dy ditë, për ndërtimin e inceneratorit në Elbasan.
“Në vitin 2014 kompania”Albtech Energy shpk” dërgon një letër qeverisë për një konçension të pakërkuar për ndërtimin enjë inceneratori në qytetin më të ndotur të Shqipërisë, në Elbasan. Pak pak javësh ”Albtech Energy u shpall fituese e një gare pa konkurrencë me vlerë 22 milionë euro dhenënshkroi me qeverinë kontratën e bashkëpunimit për ndërtimin e inceneratorit në Elbasan. Gjithë procedura zyrtare zgjati dy ditë. Në datë 16 dhe 17 dhjetor 2014 u kryen tetë procedura. U krye shpallja e fituesit, u la koha e duhur për ankimim, u shqyrtuan dhe ankesat e mundshme, u dërgua drafti për mendim dhe në ministritë e tjera, u mor përgjigjja me shkrim dhe komentet nga Ministritë e tjera, u bë hartimi i kontratës nga departamenti ligjor, u negociua kontrata mes palëve, u firmos kontrata dhe më pas mori dhe miratimin në mbledhjen e qeverisë, përmes VKM-së. Të surprizuar nga kaq shumë ngut për të miratuar këtë veprimtari ne shkuam në kamerën tonë brenda këtij inceneratori, i cili në pamje të parë dukej sipas standardeve evropiane”, thuhet në kronikën e vitit 2017, përgatitur nga Endrit Habilaj.
Më tej, në këtë kronikë publikohen fakte se si kopmania “Integrated Technology Services” u shpall fituese për tenderin e ndërtimit të inceneratorit të Fierit
“Ashtu si “Alb Tech Energy”një vit më parë, kompania “Integrated Technology Services” i dërgon një letër qeverisë ku i kërkonte të ndërtonte një incinerator, por kësaj herë në Fier. Qeveria u vu menjëherë në lëvizje dhe në shtator të 2016 “Integrated Technology Services” u shpall fituese duke siguar të drejtën për ndërtimin e inceneratorit të Fierit me vlerë 28 milionë euro.
Kompania që do të ndërtojë inceneratorin e Fierit ka përfituar deri më tani 11 pagesa prej ministrisë së Mjedisit me vlerë 6. 5 miliardë lekë, edhe pse ndërtimi në fjalë nuk ka filluar ende, për shkak se banorët përreth e refuzojnë ndërtimin e tij”, thuhej më tej në kronikë.
Por çfarë ka ndodhur sot?
Po i njëjti gazetar që deri dje përgatiste kronikat kundër inceneratorëve, sot del pro tyre. Endrit Habilaj tashmë ka shkuar tek Ben Blushi dhe është bërë pjesë e “Top Medias”. Habilaj është administratori i gazetës Shqip, një gazetë tashmë e falimentuar që as në treg nuk del më.
Ndryshe nga qendrimet e tij të tre viteve më parë, Habilaj del ne mbrojtje të inceneratorëve duke përgatitur emisione pro tyre.
“Top Story” i Top Channel, emision që drejtohet nga Habilaj, prej disa kohësh është kthyer në avokatin më të madh të inceneratorëve.
Endrit Habilaj, pra i njëjti person i cili ka bërë kronikën e 2017 për “Të pa ekspozuarit”, që ka dhjetëra fakte kundër aferës së inceneratorëve, tani bën një emision që na del pro inceneratorëve.
Tani, cilin duhet të besojmë, atë që paguante Ylli Rakipi apo Endritin që paguan Ben Blushi?
Këtu gazetari del mercenar pasi ka dy qendrime të kundërta publike të drejtpërdrejta të shprehura me kronika. Kur ishte në një staf tjetër dilte kundër inceneratorëve , tani ka shkuar tek stafi i Ben Blushit, ortakut të Klodian Zotos dhe Mierl Mërtirit dhe është pro inceneratorëve.
Çfarë ka ndryshuar? I kanë rritur rrogën me detyrën e mercenarit? Sepse gazetar vështirë duket të jetë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive. Dy ditë...

Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën
Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë sjellë panik për degradimin e partisë së Ilir Metës. Gazetari Bledi Mane...