web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kultivonin kanabis me anë të llambave/ Në pranga 6 shtetas, 2 prej tyre punonjës të OSHEE-së

23 Dhjetor 2021, 10:08, Kronika CNA

6 shtetas janë vënë në prangat  e policisë në Shkodër për kultivimin  e kanabisit. Në bashkëpunim, këta shtetas kishin përshtatur dy mangazina dhe kultivonin kanabis, me anë të ngrohjes me llamba.

Mësohet se 2 nga të arrestuarit ishin punonjës të OSHEE-së.

Policia ka sekuestruar 100 kilogramë kanabis, llamba elektrike, ngrohësa, impiante kondicionerësh për pastrim ajri, termometra për matjen e temperaturës, 81 stabilizatorë elektrik, 187 kova plastike me pjesë bimësh narkotike cannabis sativa.

Shtetasit e arrestuar janë: Gj. V., 33 vjeç, K. V., 21 vjeç, K. N., 22 vjeç, P. V., 56 vjeçe, të katërt banues në fshatin Mnelë si edhe 2 punonjës të OSHEE-së, shtetasi A. K., 36 vjeç (përgjegjës i zonës) dhe A. K., 25 vjeç (lexues i matësit elektrik), banues në Bushat

Njoftimi nga policia:

Finalizohet operacioni policor i koduar ?Bushati?.

Zbulohen dy magazina që ishin përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të ngrohjes me llamba.

Njëkohësisht, zbulohet edhe një ambient tjetër që shërbente për prodhimin e vazove plastike, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore.

Sekuestrohen 100 kilogramë kanabis, llamba elektrike, ngrohësa, impiante kondicionerësh për pastrim ajri, termometra për matjen e temperaturës, 81 stabilizatorë elektrik, 187 kova plastike me pjesë bimësh narkotike cannabis sativa.

Sekuestrohet edhe një armë zjarri pistoletë me dy karikatorë e fishekë luftarakë.

Vihen në pranga 6 shtetas, 2 prej të cilëve janë punonjës të OSHEE-së.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative nga ana e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet e Paligjshme, se një shtetas, në fshatin Mnelë të Bushatit, kultivonte bimë narkotike me anë të llambave, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar ?Bushati?.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: Gj. V., 33 vjeç, K. V., 21 vjeç, K. N., 22 vjeç, P. V., 56 vjeçe, të katërt banues në fshatin Mnelë.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë edhe 2 punonjës të OSHEE-së, shtetasi A. K., 36 vjeç (përgjegjës i zonës) dhe A. K., 25 vjeç (lexues i matësit elektrik), banues në Bushat, për veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës?, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.

Gjatë operacionit u zbuluan dy magazina që shtetasi Gj. V. i kishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike në kushte laboratorike me anë të llambave, si dhe një magazinë ku prodhoheshin vazo plastike, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore./S.K-CNa.al





Lajmet e fundit nga