web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident fatal në Lezhë/ Automjeti përplas për vdekje çiklistin

22 Dhjetor 2021, 18:25, Kronika CNA

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot.

Policia bën me dije se rreth orës 18:45, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një çiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen .

?Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes?, shkruan policia në njoftimin zyrtar./CNA.al





Lajmet e fundit nga