web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë/ Gjendet një 63-vjeçar pa shenja jete, dyshimet e para

23 Dhjetor 2021, 08:23, Kronika CNA

Një 63-vjeçar është gjendur pa shenja jete brenda në mjetin e tij.

Nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera tek 63 vjeçari dhe dyshohet se është vetëhelmuar me pesticide.

Para dy ditësh, familjarët kanë bërë kallëzim për largimin e tij  nga shtëpia.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 22.12.2021, në fshatin Qamicë, Dimal, është gjetur pa shenja jete brenda në mjetin e tij, shtetasi V. N., 63 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se shtetasi V. N. ka humbur jetën si pasojë e  vetëhelmimit me pesticide. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa, pasi familjarët kanë bërë kallëzim për largimin e tij nga banesa, më datë 21.12.2021.”/S.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga