LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kallëzimi në SPAK/ Basha nuk padit Berishën, iniciatorin e lëvizjes në PD

13 Dhjetor 2021, 13:09, Politikë CNA
Kallëzimi në SPAK/ Basha nuk padit Berishën, iniciatorin e

Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar i PD-së, me anë të Gazment Bardhit,  ka kallëzuar në SPAK deputetë dhe sekretarë të PD me akuzën për falsifikimin e vulës së PD.

Të kallëzuarit janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe sekretarët  Ivi Kaso, Ervin Minarolli.

Sipas Bashës ta kanë kryer veprën penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve? i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Ajo që bie në sy është se në kallëzimin penal, janë përfshirë deputetë, anëtarë të Komisionit të rithemelimit të PD-së dhe nuk është përfshirë Berisha i cili është organizatori i Foltores dhe iniciatori i Kuvendit të 11 dhjetorit, i cili shkarkoi Bashën.

Për komisionit e rithemelimit, Lulzim Basha tashmë është vetëm deputet, dhe në këtë mënyrë e referohen./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga